EMRAT/ LSI zyrtarizon 15 kandidatët për 21 qershorin, Meta: Të distancohen nga çdo fenomen negativ

Apr 15, 2015 | 19:07
SHPËRNDAJE

UPDATE/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mblodhi pasditen e së mërkurës kryesinë e LSI-së për zyrtarizuar emrat e fundit për kandidatë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Kryesia e LSI-se

Në fjalën e tij, Meta u bëri thirrje të gjithë kandidatëve të përbashkët me koalicionin e majtë që të distancohen nga çdo fenomen korruptiv dhe të denoncojnë shit-blerje e votës. “Do t’ju ftoja të gjithë ju, kandidatët e ardhshëm të distancohen nga çdo fenomen negativ i cili cenon integritetin e votës të qytetarëve shqiptar, të votës dhe të demokracisë. Jo vetëm ka, por të denoncojnë çdo fenomen korruptimi të shit-blerjen e votës që i jep fund sistemit të demokracisë. Shpresoj që edhe qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm në këtë proces”,-deklaroi Meta.

Sipas kreut të LSI-së, këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe për faktin se zhvillohen pas miratimit të reformës administrativo-territoriale, reformë e cila sipas tij pritet të sjellë një zhvillim të mëtejshëm për njësitë vendore. “Zgjedhje mjaft të rëndësishme pasi zhvillohen pas reformës administrativo-territoriale, reformë e cila pritet të sjellë një cilësi të re ndaj shërbimeve ndaj qytetarëve, do të japë më shumë autonomi vendore ndaj kryetarëve të bashkive dhe këshillave”,-tha Meta. 

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, në emër të LSI-së Petrit Vasli lexoi emrat që kjo forcë politike ka gjetur konsensus me PS-në për të garuar më 21 qershor.
 

Lista e kandidatëve për kryetar të Bashkive të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Lezhë –  Viktor Tusha, aktualisht kryetar i Bashkisë;
Gjirokastër –  Zamira Rami pedagoge, aktualisht Prefekte e Gjirokastrës;
Berat–  Petrit Sina, aktualisht kryetar i Qarkut të Beratit;
Kukës –  Hasan Halili, aktualisht kryetar i bashkisë së Kukësit;
Pogradec –  Diana Mile arkitekte dhe pedagoge, sikurse edhe funksionare në pushtetin lokal
Prrenjas –  Miranda Rira, pedagoge dhe njëkohësisht edhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë;
Kuçovë –  Selfo Kapllani, aktualisht Prefekt i Beratit;
Bulqizë –  Melaim Damzi, mjek dhe njëkohësisht edhe Prefekt i Dibrës;
Cërrik –  Altin Toska me profesion jurist dhe avokat
Selenicë –  Kasem Cenaj, ekonomist, jurist, veprimtar i vjetër i partisë
Vorë –  Luan Sallaku, administrator i diplomuar në menaxhim agrobiznes
Mallakastër –  Shyqyri Kapllani i diplomuar në Akademinë e Rendit, njëkohësisht edhe për Gjuhë dhe Letërsi.
Skrapar –  Nesim Spahiu, aktualisht edhe kryetar i bashkisë së Çorovodës;
Delvinë –  Rigels Balili me profesion jurist,
Kolonjë –  Arben Malo, me profesion inxhinier, aktualisht drejtor i bujqësisë në qarkun e Korçës.

Paraditen e se merkures, Meta ka pasur nje takim ne Kryesine e Kuvendit me shefin e Qeverise, Edi Rama, me te cilin mesohet se eshte diskutuar per emrat e perbashket qe mazhoranca do te dale ne keto zgjedhje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura