Kandidatët dërgohen në Kuvend, ja afati për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Nov 23, 2019 | 8:47
SHPËRNDAJE

KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dërgoi dje në Kuvend listën me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, në mënyrë që për 30 ditë të votohet.

Një javë më parë, KLP-ja renditi 3 kandidatët, pas vlerësimit për aftësitë profesionale dhe aftësitë drejtuese. Pikët më të larta nga Këshilli i mori prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela. E dyta u rendit Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku, dhe e treta prokurorja e Tiranës, Fatjona Memçaj.

Renditja nuk u ankimua nga asnjë prej kandidatëve, pavarësisht se Marku me anë të një kërkese për informacion në KLP për mënyrën e votimit, paralajmëroi një gjë të tillë.

“Në mbështetje të nenit 148/a, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr.115/2016 ‘Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë’, ligjit nr .97/2016 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’; Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2019, ka miratuar vendimin nr.236 ‘Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm’.

Me mbarimin e afatit të ankimimit në datën 21.11.2019, rezultoi se asnjë nga kandidatët në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit. Për sa më sipër, në bazë të nenit 34 dhe 35, të ligjit nr. 97/2016, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’, si dhe t? nenit 21 pika 6 të Rregullores ‘Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë’; bashkëlidhur ju përcjellim vendimin nr.236, datë 14.11.2019, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe relacionin shpjegues si pjesë përbërëse të tij”, njoftoi dje KLP-ja.

Duke iu referuar parashikimeve ligjore, Kuvendi brenda një muaji duhet të zgjedhë me votim Prokurorin e Përgjithshëm me mandat të plotë. Në të kundërt, nëse Kuvendi nuk gjen dakordësinë, zgjidhet automatikisht kandidati i renditur i parë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kreu i KLP-së, në nga daljet për mediat, tha se shpresonte që Kuvendi të ndiqte shembullin e tyre dhe të votonte kandidatin e renditur i parë, megjithëse pranoi se e drejta për zgjedhjen i takon Kuvendit.

 kryeprokurori renditja

SHKRESA

Lënda: Dërgohet vendim nr.236 datë 14.11.2019 i KLP “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Z. GRAMOZ RUÇI
KRYETAR
T I R A N Ë

I nderuar Z.Ruçi,
Në mbështetje të nenit 148/a pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, ligjit nr .97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2019 ka miratuar vendimin nr.236 “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”. Me mbarimin e afatit të ankimimit më datë 21.11.2019, rezultoi se asnjë nga kandidatët në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit.

Për sa më sipër në bazë të nenit 34 dhe 35, të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe tё nenit 21 pika 6 të Rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”; bashkëlidhur Ju përcjellim vendimin nr.236 datë 14.11.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe relacionin shpjegues, si pjesë përbërëse të tij.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin

KRYETARI
GENT IBRAHIMI

gara per kryeprokuror letra

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura