Kandidatë për Akademinë e Shkencave të Bashkimit Sovjetik/ Si u arrestuan në ambientet e spitalit mjekët më të mirë të Onkologjikut në vite ‘60

Oct 14, 2020 | 19:30
SHPËRNDAJE

“Në emër të popullit je i arrestuar!” britma urdhërues e hetuesit oshtiu korridoreve të spitalit onkologjik në Tiranë, mëngjesin e 9 janarit 1965.  Mjekë dhe infermierë u struken në dhomat e tyre e pacientet reshten se rënkuari për dhimbjen nga sëmundja. Arrestuan doktor Ali Spahinë!

PRANGA-696x392

Pas tij, prangat ishin gati për Fadil Spahiun, një ndër mjekët e dëgjuar të asaj kohe  në Tiranë, i cili kishte marrë në ekip doktorin e ri Ali Spahia. Ata ishin bashkë ne pavionin e të sëmurëve me kancer në kryeqytetin e varfër të viteve ’60.  Ishin gjithashtu bashkë, njësoj të kërcënuar nga regjimi.

Ngjarja e arrestimit të dy doktorëve, shkaktoi tronditje në qarqet intelektuale. Sali Berisha, aso kohe student i mjekësisë, e kujton si terror të diktaturës mbi bluzat e bardha.

Arrestimi i mjekëve të famshëm të Tiranës ishte pjesë e skenarit të terrorit komunist që sundonte në Shqipërinë e asaj kohe, e nxitur edhe nga xhelozia e kolegëve të tjerë mjekë që ishin në klinikën e udhëheqjes. Këta të fundit ishin shqetësuar nga popullariteti i pazakontë i Ali Spahisë, mjeku i ri që me sa duket, po u bënte hije përmes profesionalizimit.

I kishte rrezikuar doktorët e preferuar të nomenklaturës drejtuese sepse, Ali Spahia kishte zbuluar pasaktësi të rënda të disave prej tyre, në operacionet e të sëmurëve me kancer. Si mjek radiolog ai zbulonte se si i sëmuri pas operacionit nuk ishte pastruar siç duhet nga kirurgu. Ky konstatim shkaktonte problem tek mjekët e përkëdhelur të udhëheqjes.

ali-spahia-dukagjin-579x420

Kish qenë një ndër studentët e shkëlqyer të brezit të parë të mjekësisë në Shqipëri dhe për këtë arsye ishte emëruar në spitalin e Tiranës. Një specialiste ruse ndodhej asokohe në Shqipëri, trajnonte mjekët e radiologjisë për të përvetësuar metodën e përdorimit të aparaturave që vinin nga Bashkimi Sovjetik. Ali spahia ishte i vetmi që ia doli të specialozohej për t’i përdorur siç duhej ato pajisje.

Përtej detyrës si radiolog, doktori i ri e ndiqte të sëmurin në çdo fazë trajtimi e kure. Shume shpejt kapi sallen e operacionit. Kështu e përvetesoi krirurgjinë.

Ekipi i mjekeve të sëmundjeve kanceroze kishte dy emra: Fadil Spahiu dhe Ali Spahia. “Ata të shërojnë”… flitej ngado, edhe përtej Tiranës. Në këtë moment ata ishin shënjestra, bluza të bardha që verbuan drejtues të regjimit. Të dy shkuan larg me bisturite… duhet të ruheshin.

ALIU-DOKTOR

Fadil Spahiu ishte shkolluar në Moskë. Kishte shkëlqyer, duke u bërë kandidat i akademisë së shkencave ne BRSS. Ishte kthyer në Shqipëri si mjeku më i talentuar i kohës, e të njëjtën aftësi kishte pikasur tek Ali Spahia .

Doktor Fadilit iu desh të luftonte fort për ta mbajtur në Tiranë Ali Spahinë, të cilit i kishte ardhur firma për transferim në Shkodër, e vendi i tij ishte rezervuar për nipin e njërit prej anëtarëve të byrosë politike. Edhe atë, Doktor Fadili e kishte njohur qysh kur ishte student.

Po si mund të pranonin ata veton e Fadil Spahiut? Dhe e zgjidhen menjëherë: Prangat. Të parin Ali Spahisë e më pas mentorit të tij.

Për pasojë, nga dhomat e pavionit me shtretër të pacientëve me semundje të rënda, dy mjekët që shpëtonin jetë u plasën në qelitë e akullta të diktaturës. Zëvëndësi, që mori padrejtësisht edhe titullin mjek, u shpërblye me detyra të rëndësishme; drejtues i institucioneve të shëndetësisë. Regjimi ia njohu kontributin e informatave për arrestimin e dy mjekëve dhe e shperbleu.

FADIL-SPAHIA-138x300

Regjimi u përpoq që dy mjekëve tu nxinte bluzën e bardhë me informacione të pavërteta, te përpiluara me përkushtim nga kolegë te tyre. Pati tortura e presione ndaj tyre për të pranuar të skenarin e shkruar… por ata nuk iu perulen sigurimit te shtetit

Sigurimi i Shtetit perdorte taktika distopike, përfshi dhe “dilemën e të burgosurit”. Kur Ali Spahia ishte në burg, ata përpiqeshin ta detyronin që të dëshmonte kundër mikut, Fadilit. Në një rast tjetër hetuesi e merr Ali Spahinë nga dhoma e izolimit dhe e çon për të parë nën hekura, shefin e tij të kirurgjisë.

Ndërsa Fadil Spahiu u internua në Gramsh dhe aty u arrestua brenda pak ditësh për të kaluar dhjetë vite në burgjet komuniste. Ali Spahia u dënua me katër vjet burg për agjitacion e propagande.

La në mes profesionin si mjek dhe miqësitë me intelektualët e Tiranës, atje ku ishte personazh i dashur për të gjithë sepse pasioni i tij për letërsinë i çudiste shkrimtarët e rinj e të talentuar të asaj kohe në kryeqytet.

ALIU-DOKTOR

Ndërsa njeriu i ri komunist, vazhdoi karrierën e tij në drejtim të institucioneve të mjeksisë…. Vazhdoi karrierën gjatë diktaturës edhe në pluralizëm. U largua nga kjo botë i palënduar nga askush, pa u përballur kurrë me çfarë kishte bërë në vitet e rinisë kur dëshmoi të pavërteta për të burosur dy kolegët e tij.

Ali Spahia e vuajti dënimin nëpër qelitë e burgut kamp të Laçit, Tiranës dhe Nartës së Vlorës. Si mjek ai shërbeu të burgosurve me të gjitha mundësitë që pati.

Padyshim që burgu ishte një ndër mundimet e jetës së tij që i përballoi me shumë dinjitet. Por ato vite Ali spahia kuptoi edhe miqësitë e tij të vërteta që do t’i rezistonin kohës. Pak miq kishin mbetur kur ai ishte në burg. Ali Spahia i ka rrëfyer fëmijëve të tij se Ndrek Luca ishte njëri ndër të paktët miq që nuk e harroi, pasi disa herë e kishte vizituar në qelitë e burgut.

Pas lirimit nga burgu, Ali spahia u emërua doktor në malët më të thella të veriut, në malësinë e Dukagjinit. Ishte si një internim, pra një ndëshkim tjetër që regjimi kishte menduar për “armikun e popullit”. Për regjimin ishte një dënim i dytë por për Ali Spahinë do të ishin gjashtë vite shumë të bukura të jetës së tij.

Në fund të vjeshtës së vitit 1969 duke hyrë dimri, Ali Spahia u nis drejt Dukagjinit. Kishte dëgjuar për ato male, terrenin e vështirë dhe e dinte mirë se nuk do të mund të kthehej në Shkodër pa kaluar dimri. Mori me vete disa rroba dhe çantën e doktorit në të cilën gjendeshin disa ilaçe bazë të cilat i kishte siguruar nga miqtë e tij mjekë në spitalin e Shkodrës. Kishte mundur të siguronte edhe pak narkozë.

Kur mbërriti në qëndrën e Dukagjinit, që quhet Breg Lumi, gjeti një godinë që shërbente si qëndër spitalore. Atje mungonte gjithçka, edhe energjia elektrike. Nisi të njihej me banorët e zonës e të krijojë miqësitë e tij. Miku i tij më i ngushtë në Dukagjin, Lin Guri e kujton kështu takimin e parë në breg lumi, ku ai kishte shkuar të vizitohej pasi kishte dëgjuar se kishte ardhur një mjek nga shkodra.

Ditë pas dite, doktor Ali spahia shkeli thuasje gjithë zonën e Dukagjinit për ti ardhur në ndihmë banorëve të sëmurë. Brenda atij dimri të parë, ai do të përballej me situata të jashtëzakonshme. I duhej të kryentë një operacion, aty në Breg Lumi pasi një djalë i ri ishte në rrezik për jetën. Ishte krejt e pamundur të dërgohej në spital. Atje në Dukagjin, nuk kishte sallë operacioni, as mjetet me minimale. Nuk kishte bisturi madje nuk kishte as energji elektrike.

Gjelosh Lushi është emir i djalit që doctor alia I shpëtoi jetën. Sot ai është I moshuar dhe nuk përton të zbresë nga fshati I tij shumë larg qëndrës së Dukagjinit për të na rrëfyer atë moment që ai kurrë nuk do ta harrojë. “ Zoti e Ali spahia ma shpëtuan jetën” thotë Gjelosh Lushi.

Fama e këtyre operacionve të suksesshme në kushte të pazakonta, mbërriti shpejt në shkodër dhe po aq shpejt deri në Tiranë. Dukej si një legjendë urbane por në fakt të gjithë e dinin se kjo ishte e vërtetë. Studentët e mjeksisë nisën të dëgjojnë sërish për idhudhin e tyre, mjekun e talentuar Ali spahia.

Me kalimin e muajve e viteve, Ali spahia e ktheu qëndrën shëndetësore të Dukagjinit në një spital të mirëfilltë.

Sa herë mundej të shkonte në Shkodër pranë familjes, takohej edhe me miqtë e tij mjekë në spitalin e Shkodrës, të cilët e ndihmonin me ilaçe e ndonjë mjet për të paisur spitalin.

Ali spahia u bë shpëtimi i banorëve të asaj zone për gjashtë vjet. Doktor Ali spahia do të kthehej si mjek në Shkodër për të lënë pas gjashtë vite, nga më të bukurat e jetës së tij por edhe mirënjohjen e përjetshme të malësorëve të dukagjinit

I sulmuar vazhdimisht nga regjimi, I përbuzur nga elita e kohës, ai nuk u dorëzua kurrë por shërbeu me passion si mjek e humanist në çdo lagje e shpi të shkodrës. Iu kthye kirurgjisë nëpër sallat e operacionit në spitalin e Shkodrës për të lënë gjurmë të pashlyera në memorien e asaj gjenerate. Ka pak njerëz në Shkodër që nuk e kanë njohur apo dëgjuar për Ali Spahinë. Në memorien e qytetit ai është skalitur si mjeku profesionist që punoi me passion si askush tjetër, si humanisti që i shërbeu me të njëjtin përkushtim si të varfrit ashtu edhe të pasurit, si komunistit ashtu edhe të deklasuarit.

Dhjetori I vitit 1990, do ta gjente mjek në qytet dhe padyshim një ndër intelektualët e pare që u angazhuar në lëvizjet për rrëzimin e regjimit komunist. Lideri I dhjetorit 1990 Sali berisha e kujton kështu takimine parë me Ali spahinë.

Do të merrte përgjegjësi të mëdha në drejtimin e vëndit pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Për gjashtë vjet ishte kryetar I grupit parlamentar të PD-së, nënkryetar I Partisë Demokratike dhe bashkëpunëtori më I afërt I liderit të demokratëve asaj kohe, presidentit Sali berisha.

Si kundërshtar politik Ali Spahia na vjen përmes kujtimeve të Namik dokles, I cili ishte kryetar I grupit parlamentar të Partisë Socilaiste kur Spahia ishte gjithasdhtu kryetar I grupit parlamentar të demokratëve. Namik Dokle shprehet se Ali Spahia ishte idealist dhe një politikan njerëzor.

Si kryesues i delegacionit të Shqipërisë në Strasburg, kur mbrojti ceshtjen e kosoves, në sallën e parlamentit europian, emri i Ali Spahise u shenua nga zyrtaret e huaj. Drejtori Politik i Keshillit te Europes në atë kohë, Hans Peter Furrer, veçonte një prej seancave të diskutimit për çështjen e Kosovës ku Ali Spahia replikoi me përfaësues të Rusisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. Vite më vonë, Hans Fuurer ka treguar impresionet kur i përgjigjej kuriozitetit të anëtarëve të këshillit të Evriopës, për shqiptarin dinjitoz që mbronte në pesë gjuhë, të drejtën e bashkëkombasve të tij të dhunuar nga genocidi serb. Furrer ka shkruar për Ali Spahinë që njohu.

“Kultura e pasur dhe shumellojshme europiane ishin per te nje eksperience jete. Fliste perfekt rusisht (me kane thene disa kolege), anglisht, ne menyre krejt natyrale italisht, e kam ndjere disa here duke cituar ne latinisht, përdorte dhe frëngjisht apo spanjisht sipas rasteve apo thjesht per qejf, dhe ja dilte mbanë dhe me gjermanisht, thua nuk ishte ne gjendje te bente citime te gjata te Faust apo nga lirikat e Goethe?

Dhe cfare emocioni kur recitonte poezi te Donne dhe te poeteve te tjere klasik anglez apo te Pushkin! Ishte ne gjendje te fliste per romanet e Thomas Mann ashtu si te Faulkner dhe shume te tjereve. Donte letersine dhe I pelqente te komentonte libra historie dhe kulture europiane. Muzika klasike ishte nje tjeter element esencial i jetes se tij.

Ndonjehere degjonim bashke ne shtëpinë time Haydn, Mozart, Beethoven, Schubert dhe te tjere, I njihte te gjithe shume mire dhe Bruckner e emociononte vecanerisht. Kjo ishte Europa sociale dhe kulturore e Ali Spahise: rruga drejt finisheve me entuziazmuese te njerezimit te bazuar ne lirine fizike dhe shpirterore te cdonjerit dhe ne respekt te dinjitetit njerezor, pa asnje dallim” do të shkruante Hans Petter Furrer, drejtori politik i KE-së.

Drejtimi i shqipërisë së rrënuar nga diktatura ishte mision i veshtire. Do të vinin ditë të vështira si ato të vitit 1997, kohë kur Berisha i rrethuar në presidencë, njohu njerëzit qe nuk zbrapseshin para sprovave.

Lulzim Basha që sot drejton Partinë demokratike, ishte 18 vjeç kur e takoi për herë të parë Ali Spahinë. Për Bashën, Ali spahia është fytyra njerëzore e politikës.

Ali Spahia ndërroi jetë 20 vjet më parë, më 13 tetor të vitit 2000. Pas përpjekjeve të kolegëve të tij shqiptarë dhe të huaj, nuk ia doli dot të mundë sëmundjën e rëndë.

U largua nga kjo botë duke lënë pas emrin e një njeriu të madh si mjek e humanist, la pas përkushtimin dhe kontributin e tij të rëndësishëm në dekadën e parë të përpjekjeve shqiptare për demokraci.

“Liria ishte çelesi i tij per leximin e botes dhe te mbare njerezimit. E gjithe jeta e Ali Spahise ka qene nje premtim ndaj familjes, miqve, vendit të tij dhe gjithe humanizmit, nje premtim I mbajtur deri ne vdekje dhe pertej, në miresine e Zotit”, shkruan Hans Petter Furrer për doctor Ali Spahinë. /Luljeta Progni/ Kujto.al/

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura