Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind Këlliçi: Do të përzgjedhim modelin amerikan, Ilir Alimehmeti nënkryetari i ardhshëm i bashkisë

Dec 5, 2022 | 20:49
SHPËRNDAJE

Doktor Ilir Alimehmeti u tërhoq këtë të hënë nga gara për primaret e Tiranës, pas balotazhit që ai pati me deputetitn e Partisë Demokratike Belind Këlliçi, duke bërë që ky i fundit të jetë kandidati zyrtar i PD-së për kryeqytetin.

Në një konferencë të përashkët për shtyp, Këlliç deklaroi se PD do të përzgjedh modelin amerikan dhe Ilir Alimehmeti do të jetë krahu i tij i djathtë në fushatë dhe nënkryetari i ardhshëm i bashkisë nëse fitojnë më 14 maj.

“Kushdo që ka patur pritshmëri kam përshtypjet që dhe më optimistët janë të befasuar nga ky standard që vendoset për herë të parë në demokracinë shqiptare. Nuk ka qenë një fushatë e lehtë, apo garë e lehtë.

Ky është një ogur i mirë për klasën politike shqiptare dhe demokratizmin e forcave politike. Jam krenar që kam qenë pjesë e primareve. Ne sot do të adoptojmë garimin amerikan presidencial të garës. Unë kam kënaqësinë më të madhe sot të them që nuk jam më unë por jemi ne, të prezantoj Ilir Alimehemtin si krahun tim të djathtë në fushatë dhe nënkryatarin e bashkisë kur të fillojmë më 14 maj”, tha Këlliçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura