Kandidat për “Lojtari i javës”, Majorka frikësohet për Muriqin

Feb 8, 2023 | 14:49
SHPËRNDAJE

Vedat Muriqi vijon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Majorkës. Madje edhe kur nuk shënon. Ai ishte vendimtar edhe në fitoren më të fundit të ishullorëve të dielën e kaluar kundër Realit.

Vedat-Muriqi (1)

Ishte ai që detyroi Naçon të shkaktonte autogol. Paraqitja mjaft e mirë e bërë prej tij e ka vendosur sulmuesin kosovar në listën e kandidatëve për të fituar trofeun simbolik “Lojtari i javës” në La Liga për javën e 20-të.

Në 19 javët e para në La Liga, lista kryesohet nga sulmuesi i Realit, Robert Levandovski, i cili ka fituar tri herë këtë çmim.

Përveç Muriqit, kandidatë të tjerë për të fituar këtë çmim për javën e 20-të në La Liga janë dhe Isi Palazon (Vajekano), Rafinja (Barcelona), Pere Mija (Vijarreal), Brethuejt (Espanjol) dhe Sanset (Bilbao).

Për momentin votimi kryesohet nga Sanset që ka marrë 29% të votave, ndërsa Muriqi gjendet i treti me 13% të votave. E teksa Muriqi vijon të shkëlqejë me Majorkën, në klubin ishullor besojnë se do ta kenë të pamundur ta mbajnë kosovarin edhe në sezonin e ardhshëm. Sipas “El Gol Digital”, janë disa klube të interesuar për shërbimet e kosovarit, veçanërisht klube nga Premier Liga në Angli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura