Kandidat për kryetar të PDK-së? Reagon Gent Cakaj: Një sqarim i vogël, e para…

Jun 22, 2021 | 21:37
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, i cili përflitej si një kandidat i mundshëm për kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, ka mohuar të gjitha zërat me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.

Gent Cakaj

Ish-ministri shprehet se nuk synon të jetë pjesë e asnjë partie politike dhe deklaron se është tërhequr nga jeta publike, deri në një vendim tjetër.

Një sqarim i vogël:  E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë, unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht! Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi , Genti”, shkruan Cakaj.

Kryesia e PDK-së ka vendosur që mbajtja e konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, të zhvillohet më 3 korrik të këtij viti.

Ky vendim i PDK-së u mor pas një debati të gjatë në të gjitha nivelet e partisë, që filloi menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

PDK-ja prej nëntorit të vitit të kaluar nuk ka një kryetar të zgjedhur, por Enver Hoxhaj u caktua si ushtrues detyre, pasi Kadri Veseli dha dorëheqjen nga partia, pas konfirmimit të akuzave nga ana e Gjykatës Speciale.

Ish-kreu i PDK-së u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor të vitit 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-drejtuesi i lartë i UÇK-së, Kadri Veseli akuzohet për krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura