Kandidat për Avokatin e Popullit/ Besim Ndregjoni: Kam provuar dhunimin e të drejtave, i gatshëm të kryej këtë detyrë në dispozicion të qytetarëve

Mar 29, 2023 | 12:21
SHPËRNDAJE

Besim Ndregjoni, kreu ish-të përndjekurve politike ka marrë pjesë sërish si kandidat në Komisionin e Ligjeve ku po realizohet seanca degjimore për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Capture

Ndregjoni tha se po rikandidon për këtë pozicion, pasi me 32 vite eksperiencë si aktivist mund të jetë ai i duhuri për të qenë në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.

Gjatë fjalës së tij ai citoi ‘Kush më shumë se një person që ka provuar dhunimin e të drejtave mund të kryejë më mirë këtë detyrë”.

“Po rikandidoj për Avokat të Popullit nisur nga veprimtaria ime 32-vjeçare në shërbim mbrojte të të drejtave të njeriut. I përkas një familje fisnike shqiptare që ka përballuar 3 diktatura, fashiste, naziste dhe komuniste. Për CV-në time i është vendosur në dispozicion anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, shoqërisë civile dhe nga e burgosura politike Lavdie Nela që ju ka bërë thirrje që nuk ka lidhje me regjimin e të kaluarës.

Sigurisht që këtyre thirrjeve nuk i është kthyer një përgjigje, unë them që të ktheni institucionin e Avokatit të Popullit që ta vendosni në dispozicion të qytetarëve. Avokati i Popullit udhëhiqet nga parimet dhe ushtron të drejtat, kush më shumë se ne që na u dhunuan të drejtat në kohën e diktaturës të vijë dhe të përfaqësojë këtë institucion. Unë mendoj që një kapacitet që e ka provuar dhunimin e të drejtave, mund ta kryejë me të drejtë këtë detyrë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura