Kanceri në vezore, shkencëtarët: Kryeni teste gjaku të shpeshta, zbulohet

May 5, 2015 | 11:03
SHPËRNDAJE

Nëse kryeni rregullisht teste të gjakut, mundet që të zbuloni nëse jeni prekur nga kanceri në vezore, përpara se të arrini në pikën në të cilën gratë normalisht arrijnë të diagnostikohen me këtë sëmundje.

Teste gjaku, me rendesi te madhe ne zbulimin e kancerit ovarian

Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur shkencëtarët, të cilët apelojnë se tumoret e vezoreve shpesh janë edhe vdekjeprurëse nëse kapen shumë vonë.

Rezultatet e para të testeve që janë shtrirë në një periudhë 14-vjeçare, të më shumë se 46.000 gra, sugjerojnë se tumoret në vezore mund të zbulohen para se të jetë shumë vonë po e po, por madje edhe më herët.

Kanceri është vështirë për t’u kapur pasi simptomat, duke përfshirë dhimbje barku, gjakderdhje të vazhdueshëm dhe vështirësi në të ngrënë, janë të zakonshme në kushte të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura