Kanceri në faza të avancuara, mjekja onkologe: Efektet pozitive të imunoterapisë. Gjithçka duhet të dini për metodën e fundit

SHPËRNDAJE

Ajo çfarë cilësohet si sfidë për mjekët, kur gjenden përballë pacientëve me tumor në faza të avancuar, është padyshim rritja e jetëgjatësisë dhe njëkohësisht përmirësimi i cilësisë së jetës.

imunoterapija-1024x536

Pra, të jetojnë sa më gjatë dhe të vuajnë sa më pak. Imunoterapia është metoda e fundit që aplikohet për trajtimin e kancerit metastatik, që do të thotë e kancerit që është përhapur duke krijuar vatra të reja në trup.

Imunoterapia

Imunoterapia është një lloj terapie biologjike, një lloj trajtimi që përdor substanca të bëra nga organizmat e gjallë për të luftuar kancerin. Sipas mjekes onkologe Esmeralda Sera, e cila prej dy vitesh aplikon këtë metodë, inovacioni i ri i imunoterapisë që përdoret gjerësisht sot në botë, janë grupi i medikamenteve i quajtur “Check point inhibitors”. “Imunoterapia futet në terapitë biologjike që përdoren për trajtimin e kancerit. Këto medikamente aktivizojnë sistemin imunitar që të luftojë sëmundjen.

Imunoterapia, në shumicën e rasteve përdoret në fazën metastatike të kancerit ose ndryshe stadi 4 i sëmundjes. Së fundmi, kjo metodë po përdoret gjerësisht pothuajse në të gjitha llojet e kancerit metastatik. Inovacioni i ri i imunoterapisë, që përdoret gjerësisht sot në botë, është grupi i medikamenteve i quajtur ‘Check point inhibitors’, të cilin unë e kam praktikuar me sukses para 2 vjetësh te pacientët që vuanin nga kanceri metastatik i pulmonit. Momentalisht jam duke trajtuar pacientë me melanom metastatike”, bën me dije doktoresha.

Dr.Esmeralda-Sera-1

Si funksionon

Si pjesë e funksionit të tij normal, sistemi imunitar zbulon dhe shkatërron qelizat anormale dhe ka shumë të ngjarë të parandalojë ose frenojë rritjen e shumë kancereve.

Për shembull, qelizat imune ndonjëherë gjenden rreth tumoreve. Këto qeliza, të quajtura limfocitet infiltruese të tumorit (TIL), janë një shenjë që sistemi imunitar po i përgjigjet tumorit. Edhe pse sistemi imunitar mund të parandalojë ose ngadalësojë rritjen e kancerit, qelizat e kancerit kanë mënyra për të shmangur shkatërrimin nga sistemi imunitar. Megjithatë, imunoterapia konsiderohet një formë inovative që ndihmon sistemin imunitar të veprojë më mirë kundër kancerit.

James P. Allison dhe Tasuku Honjo ishin fituesit e Nobelit për vitin 2018, të cilët krijuan një parim të ri për terapinë e kancerit nëpërmjet sistemit imunitar, duke përdorur grupin e medikamenteve ‘Check point inhibitors’, PD1 dhe PDL1. Nisur nga përvoja, mjekja tregon se në rastet e aplikuara, kjo metodë ka rezultuar e suksesshme.

“Në rastet e përdorura ka qenë rezultative dhe e tolerueshme nga pacientët. Si çdo inovacion Mjekja onkologe, Esmeralda Sera Kanceri në faza të avancuara, mjekja onkologe: Efektet pozitive të imunoterapisë Gjithçka që duhet të dini për metodën e fundit të trajtimit të sëmundjeve tumorale tjetër, edhe përdorimi i këtyre medikamenteve synon rritjen e mbijetesës dhe kualitetin e jetës te pacientët që vuajnë”. E pyetur për kohëzgjatjen e mjekimit dhe medikamentet e tjera shtesë që duhet të përdoren, doktoresha shton se skema nuk është e unifikuar, ajo përcaktohet në varësi të simptomave të pacientit.

“Mjekimet shtesë që përdoren, janë në bazë të simptomatikës që do paraqesë pacienti. Trajtimi në rastet metastatike mund të vazhdojë derisa të shohim efekt, ose derisa medikamenti të jetë i tolerueshëm nga pacienti”. Sigurisht që si çdo metodë tjetër, edhe imunoterapia ka rrisqet e saj. “Natyrisht që efektet anësore ekzistojnë dhe duke qenë se këto medikamente aktivizojnë sistemin tonë imunitar që të luftojë sëmundjen, efektet anësore mund të prekin shumicën e organeve të pacientit”, vë në dukje doktoresha.

Të dhënat

Miliona njerëz në botë humbasin çdo vit betejën për jetën si pasojë e kancerit. Një numër i konsiderueshëm i qasjeve terapeutike janë në dispozicion për trajtimin e kancerit, duke përfshirë kirurgjinë, rrezatimin dhe strategji të tjera, megjithatë, kanceri i avancuar mbetet jashtëzakonisht i vështirë për t’u trajtuar dhe strategji terapeutike të reja konsiderohen të nevojshme.

Imunoterapia është shtylla e pestë e mjekimit onkologjik, pas formave standarde të mjekimit bashkë me target-terapinë. Numri i rasteve të reja të kancerit është 439.2 për 100,000 burra dhe gra në vit. “Numri i të mbijetuarve të kancerit pritet të rritet në 20.3 milionë deri në vitin 2026”, vë në dukje mjekja onkologe. Trashëgimia dhe stili i jetesës konsiderohen si shkaqet më madhore që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve tumorale, veçojmë këtu konsumimin e duhanit, viruset, kimikatet që shkaktojnë kancer, obezitetin, hormonet, inflamacionin kronik dhe mungesën e stërvitjes. Ndër patologjitë më të përhapura, sipas saj, janë kanceri i traktit gastrointestinal, kanceri pulmonar dhe kanceret gjinekologjike.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU