“Kanadaja është e mërzitshme”, Madonna i ofron apartamentin e saj me qira Princit Harry dhe Meghan Markle

Feb 6, 2020 | 15:21
SHPËRNDAJE

Madonna i ka ofruar Princit Harry dhe Meghan Markle mundësinë për të marrë me qira apartamentin e saj në New York.

 

Në një video të shkurtër të publikuar në Instagram, 61-vjeçarja ofroi apartamentin e saj me dy dhoma në Central Park West për çiftin mbretëror.

“Kanadaja është e mërzitshme,”- tha këngëtarja, ndërsa dikush filmonte reflektimin e saj në pasqyrë.

Në fillim të këtij viti Meghan dhe Harry njoftuan planet për të hequr dorë si anëtarë të familjes mbretërore dhe për të pasur pavarësi financiare.

Çifti raportohet se po qëndron në një rezidencë 14 milionë dollarëshe në North Saanich, ishullin Vancouver.

Për shkak të preferencës së çifti për të jetuar në një zonë rurale që u ofron privatësi, ka pasur spekulimi se ata do zhvendosen aty për një kohë të gjatë.

Por Madonna mendon se Upper West Side e Manhattan do t’i përshtatet më mirë çiftit.

“Është pamja më e mirë në Manhattan. Me një ballkon të jashtëzakonshëm,”- tha këngëtarja për apartamentin e saj me dy dhoma duke shtuar se Buckingham Palace nuk ka lidhje me CPË (Central Park West).

“Pamja është shumë më e mirë me siguri, nuk do ketë një bandë djemsh me kapele prej leshi,”- shtoi ylli i muzikës.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura