Kamza tri gola për tri pikë, Laçi i pafuqishëm para skuadrës së Ndreut (VIDEO)

Jan 26, 2018 | 16:19
SHPËRNDAJE

Kamza ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ditën e sotme, në ndeshjen e javës së 17-të ndaj skuadrës së Laccit. Ekipi i Ndreut e nisi vrullshëm ndeshjen, teksa zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë, me Ymerajn.

kamzalacii

Më pas, në vazhdimin e pjesës së parë Lacci u zgjua, por pa mundur të shënojë. Me fillimin e të dytës, ishte Rexhinaldo ai që barazoi shifrat pas një penalltie të dyshimtë të shkaktuar nga Frashëri.

Por, për vendasit mendoi i sapofuturi në lojë, Imeri. Në minutën e 74-të, ai shënoi një gol të bukur nga e majta e zonës, teksa i siguroi ekipit të tij tre pikë shumë të rëndësishme. Golin e tretë e shënoi edhe Mehmeti, në minutën e 93-të. Pas kësaj fitoreje, Kamza ngjitet në vendin e 4-t, me 26 pikë, ndërsa Lacci mbetet në vendin e tretë, me 27 pikë.

 

Kamza 3-1 Laçi

Golat: Ymeraj 3′, Imeri 74′, Mehmeti 93′ / Rexhinaldo 57′

LIVE

Mbyllet sfida. Kamza 3-1 Laçi

kamza

93’ Kamza shënon edhe golin e tretë. Mehmeti shënon golin e tretë.

84’ Plaku kërkon mrekullinë, teksa provon të shënojë me rofeshatë nga hyrja e zonës, por koordinimi nuk është i duhuri.

81’ Jonuzi godet menjëherë nga goditja e dënimit, por topi drejt e në duart e Gjonikajt,

80’ Zëvendësimi i dytë për Kamzën. Në lojë hidhet Rezi, largohet Hektor Idrizaj.

imeraj kamza

74’ Kamza shënon golin e dytë. Plaku harkon një top të bukur në zonë, dhe është Imeri ai merr topin, dhe i vetëm në zonë, shënon një gol mjaft të bukur nga e majta e zonës.

70’ Largohet autori i golit për Kamzën, Ymeraj, në fushën e lojës Imeri.

67’ Vazhdim i aksionit, dhe Rexhinaldo harkon një top të bukur nga e majta e zonës, por Xhixha nuk shfrytëzon, duke e dërguar topin shumë sipër portës.

67’ Një harkim i gjatë në zonën e Kamzës, dhe Gjonikaj e ka të vështirë të devijojë topin.

61’ Shtubina i lë vendin Ardit Beqajt tek skuadra e Laçit.

rexhinaldo

58’ GOOOOL Laçi. Rexhinaldo nuk gabon nga pika e bardhë.

57’ Karton i verdhë për Frashërin, pasi shkaktoi penalltinë.

57’ Akordohet 11-metërsh në favor të Laçit, pas një rrëzimi të Gjonit në zonën e Kamzës.

49′ Dy ndëshkime të njëpasnjëshme tek Kamza dhe një tek Laçi. Ka nga një karton të verdhë për Zguron dhe Kuqin, ndërsa tek miqtë ndëshkohet Sefgjini pas një përplasje në fushën e lojës.

 

47’ Fukui ka rastin më të mirë për të dyfishuar, por topi i goditur prej tij në hyrje të zonës, përplaset në trupin e portierit Selmani.

46′ Mezani e nis me një zëvendësim. Futet në lojë Xhixha, është larguar Qaqi.

kamzalaci

46′ Nis pjesa e dytë në Kamëz.

Mbyllet pjesa në parë në Kamëz.

45′ Arbitri i katërt akordon 2 minuta shtesë.

38’ Raçiç ndëshkohet me karton të verdhë për vendasit.

32’ Zguro shpërthen nga krahu i majtë, por Raçiç kontrollon shumë keq topin e marrë prej tij.

30’ Masato Fukui ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje ndaj Shtubinës.

26’ Kallaku kroson bukur në zonë, por goditja e Nikës kalon shumë pranë portës së Gjonikajt.

11’ Fukui niset në një aksion të rrezikshëm drejt portës së Laçit, por krosimi i tij është i gabuar.

 

ymeraj

3’ Menjëherë në avantazh vendasit. Pas një topi në zonë, fillimish goditja e parë ndalet, ndërsa më pas është Ymeraj që godet saktë dhe mposht Laçin.

1′ Nis ndeshja.

 

 

FORMACIONET ZYRTARE

KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Kuqi, Lelis, Zguro, Arrabal, Ymeraj, Idrizaj, Fukui, Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

LAÇI: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Shtubina, Kallaku, Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtar: Andi Koçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura