Kamza del fitimtare nga Lushnja, tre pikë të arta për ekipin e Ndreut (VIDEO)

Feb 24, 2018 | 15:57
SHPËRNDAJE

Kamza nuk ka dalë duarbosh nga përballja me Lushnjën. Skuadra e Ramazan Ndreut ka kaluar në vendin e katërt pas fitores së sotme 2-3 ndaj lushnjarëve.

lushnja-kamza

Golat për Kamzën u shënuan nga Mehmeti, Racic dhe Plaku, ndërsa të dy golat e Lushnjës u shënuan nga Canka.

lushnja-kamza

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet takimi, Lushnja 2-3 Kamza.

91′ GOOOOOOOOOOOOL Gafë e mbrojtjes, Canka shënon edhe golin e dytë personal.

90′ 3 minuta shtesë.

88’ Plaku hodhi një krosim nga e majta e zonës, por largoi topin Kuqi.

86’ Kamza kryen edhe zëvendësimin e fundit. Hyn Ymeri në fushë dhe del Arrabal.

84’ Rezi provoi me një goditje nga jashtë zonë , por topi shkoi larg kuadratit të portës.

78’ Racic kishte mundësi të shënonte edhe të katërtit pas një gabimi të Bufasit, Goditi Racic nga jashtë zonës, por grushtoi portieri Spaho.

76’ Plaku kishte mundësi të shënonte golin e dytë personal të ndeshjes. Topi shkoi shumë pranë shtyllës.

72’ GOOOOOOOOOOOL Plaku shënon edhe golin e tretë për Kamzën, pas asistit te Frashërit.

70’ Sefa godet me kokë pas një krosimi, pret portieri Gjonikaj. Gjithsesi kishte edhe një faull në dëm të Fukuit.

67’ Karton i verdhë për Racic për shkak të protestave.

62’ Zëvendësimi i dytë për Kamzën. Futet Rezi dhe del Avdyli.

57’ GOOOOOOOOOOOOOOL Përsëri në avantazh Kamza, shënon Raçiç.

57’ Fukui ndëshkohet me karton të verdhë.

55’ Shans i artë për Lushnjën, Bufasi pranë golit, pas një goditje me kokë.

54’ Zëvendësimi i parë për ekipin e Kamzës. Del nga fusha Fili dhe futet Raçiç.

52’ Canka kishte një mundësi të mirë, por Frashëri largoi topin në momentin e fundit

46’ Fillon pjesa e dytë. Ka një zëvendësim te Lushnja. Del Ruço dhe futet Meta.

Mbyllet pjesa e parë, Lushnja 1-1 Kamza.

45’ Vetëm 1 minutë shtesë.

41’ Çfarë mundësie humbet Plaku, tenton të bëjë parabël para portierit Spaho. E arrin këtë gjë, por topi shkon jashtë portës.

37′ GOOOOOOOOOOL Barazohet shumë shpejt rezultati. Sefa asiston për Cankën, i cili shënon për vendasit. 1-1.

33’ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL Frashëri me një krosin nga e majta e fushës dhe Mehmeti dërgon topin në rrjetë.

28’ Fili me një mundësi të artë para portierit të Lushnjës, por u vonua në reagim dhe mbrojtja arriti ta kontrollonte.

26’ Ndërhyrje e gabuar e Enriko Papës në dëm të Plakut. Faull për Kamzën.

19’ Një harkim i mirë i Maganit nga e djathta e fushës, devijohet nga lojtarët në zonë, dhe shkon afër shtyllës.

17’ Topi nga goditja e dënimit shkon te Fili, i cili i pason Plakut që ndodhet i vetëm përpara portierit. Godet ai por anësori sinjalizon një pozicion jashtë loje.

15’ Idrizaj fiton një top në mesfushë. Ai tenton të nisë një kundërsulm për ekipin e Kamzës, por Enriko Papa i shkakton faull. Goditje dënimi për Kamzën.

10’ Lushnja kishte një mundësi të mirë me Sefën, që i ngatërrohet topi nëpër këmbë në zonën e miqve dhe Arrabal largon topin.

3’ Kamza me një aksion të shpejtë, Fukui dërgon një krosim në zonë për Filin, por ky i fundit nuk arrin ta devijojë topin për në portë.

1′ Nis takimi në “Roza Haxhiu”.

LUSHNJA 1-3 KAMZA (Canka / Mehmeti, Racic, Plaku)

Lushnja: Spaho, Magani, Prençi, Bufazi, Ruço, Pepa, Gava, Papa, Branica, Canka, Sefa. Trajner: Dritan Çuko

Kamza: Gjonikaj, Frashëri, Kuqi, Cukoviç, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Imeri, Fili, Mehmeti, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Kreshnik Cjapi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura