Kamza çorienton Kukësin për stadiumin, ja plani “B” i verilindorëve

Nov 11, 2018 | 9:15
SHPËRNDAJE

Kur nuk ke një stadium ku të luash, natyrisht që duhet të parashikosh edhe incidente të tilla. Ajo që po i ndodh Kukësit në orët e fundit është një situatë sa komike, aq edhe skandaloze për seriozitetin e kampionatit.

Stadiumi Kamez
Klubi verilindor, prej dy ditësh ka depozituar në FSHF një marrëveshje me Bashkinë e Kamzës, për të luajtur në stadiumin e kësaj të fundit ndeshjen ndaj Teutës, e parashikuar për nesër në orën 14:00. Mirëpo, një reagim i presidentit të Kamzës, Naim Qarri, në mbrëmjen e së premtes, futi në një kaos të vërtetë situatën. Edhe në FSHF janë kapur të papërgatitur, paçka se nga klubi i Kukësit insistojnë se do të luajnë në stadiumin e Kamzës.

PLANI B – Në këtë mes është klubi verilindor ai që duhet të qartësojë situatën, pasi organizon ndeshjen. Gazeta mëson se në rast të ndonjë problematike dhe konfirmimit për moszhvillim të ndeshjes në Kamzë, atëherë plani B i Kukësit është stadiumi “Selman Stërmasi”.

SKERDILAID SULOZEQI

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura