Mesfushori i Borusia Mynshengladbah, Kristof Kramer, provoi nokautin e katërt në tre vite në sfidën kundërt Shtutgartit. Në një betejë ajrore me futbollistin Dionis, gjermani mori një plagë në fytyrë, duke u mjekuar me katër qepje.
Pas një serie të gjatë lëndimesh në fytyrë mjeku Kristian Sab jap alarmin se ato mund të çojnë në dëmtime kronike të trurit dhe mund të shfaqen 10-20 vite më mbrapa.
Në një prononcim për “BILD” ai u shpreh: “ Lëndimet e përsëritura në kokë duhet të shmangen. Një kokore do të ishte një mbrojtje e sigurt. Në futbollin amerikan, kokorja është e detyrueshme dhe kjo është një gjë mjaft e mirë.”
I pyetur për vendosjen e kokores mbrojtëse mesfushori Kramer është përgjigjur: “ Ndoshta duhet ta provoj. Kjo nuk është çështje për mua. Atë gjë e di më së miri specialisti i kësaj fushe.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al