Kampionët pa trajner, Demi këmbëngul për Dajën. Presidenti i Partizanit kërkon teknikun e skuadrës korçare

Dec 20, 2019 | 23:32
SHPËRNDAJE

Humbjet në derbi kushtojnë shumë te Partizani i epokës “Demi”, pasi në dy raste që ka ndodhur kjo gjë, në shtatë sezonet e fundit, trajneri e ka pësuar me largimin nga puna. I pari e pësoi Hasan Lika pas humbjes në derbin e 7 shkurtit të 2014-ës, ndërsa i dyti është Franko Lerda, që u shkarkua nga detyra pas humbjes 2-1 që Partizani pësoi në derbin e fundit, që u luajt më 13 dhjetor. 

Partizani goli ne derbi

Kampionët në fuqi kanë mbetur pa trajner që nga 14 dhjetori. Klubi ka angazhuar një staf provizor, Reinaldo Kalari dhe Genc Tomori, për të mbyllur dy ndeshjet e fundit  Në skenë kanë dalë disa kandidatë për trajnerin e ri, ku u fol edhe për një akord me ishportierin dhe kapitenin e të kuqve, Orges Shehi. Ai shikohet si kandidat serioz dhe e pa Partizanin në Durrës te sektori i të kuqve.

gaz Demi

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit se trajneri i ri pritet të jetë shqiptar, pasi është vërtetuar më së miri se aventurat me të huajt nuk ecin. Presidenti Demi është angazhuar vetë në këtë çështje dhe mësohet se dëshira e tij është trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. Tekniku kryeqytetas përflitet edhe te Tirana, kështu që parimisht ka një derbi për timonierin e Skënderbeut.

ilir daja1

Për të shkuar tek Ilir Daja, duhet kaluar disa barriera, ku kryesorja është si të gjejë akordin me korçarët, pasi 53-vjeçari është nën kontratë. Çështja e trajnerit të ri të Partizanit do të marrë edhe disa ditë kohë, pasi për pasuesin e Lerdës në stolin e kampionëve do të vendoset pas përfundimit të javës së 17-të, e cila luhet të dielën e 22 dhjetorit.

Në sondazhet e tifozëve është insistuar rikthimi i trajnerit kampion Skënder Gega, por janë lakuar edhe ish-ë të tjerë, të cilëve u është bërë thirrje nga ultrasit që të marrin drejtimin, siç është rasti i ishsulmuesit Dosti. Gjithsesi, kësaj here pritet të vendosë vetë presidenti, i cili mund t’i plotësojë dëshirat vetes.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura