Kampionë dhe të rënë, legjionarët e mbyllin me sukses sezonin

May 30, 2017 | 21:51
SHPËRNDAJE

Mbyllja e kampionateve të futbollit ka përcaktuar edhe verdiktet e skuadrave në të cilat luajnë futbollistët e Kombëtares. Disa prej tyre janë shpallur kampionë në kampionate, të tjerë kanë triumfuar në kupë.

Ka prej futbollistëve kuqezi që kanë siguruar kualifikimin në zonën europiane për të zhvilluar fazën kualifikuese, por edhe të tjerë që kanë siguruar fazën e grupeve të Europa Ligës. Në një vështrim të situatës së futbollistëve të Kombëtares me skuadrat e tyre, “Panorama Sport” ju sjell verdiktet e sezonit për kuqezinjtë.LegjionaretKAMPIONËT

Ansi Agolli dhe Taulant Xhaka janë dy kampionët “e mëdhenj” të Kombëtares. Mbrojtësi i Karabakut dhe mesfushori i Bazelit janë shpallur kampionë të dyfishtë, respektivisht në Azerbajxhan dhe në Zvicër.Agolli

Kapiteni i Kombëtares do të luajë në fazën kualifikuese për në grupet e Championsit, ndërkohë që Xhaka është shqiptari i vetëm për momentin që ka siguruar fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm europian. Gjithashtu, kampion është shpallur edhe Burim Kukeli me Zyrihun në ligën e dytë zvicerane.Xhaka

ZONA EUROPIANE

I pari që e prin këtë listë të futbollistëve që kanë siguruar pjesëmarrjen në zonën europiane, është Elseid Hysaj, i cili do të tentojë fazën e grupeve të Champions-it me Napolin.hysaj

Më tej, Armando Sadiku, Amir Abrashi, Eros Grezda (Osijek), Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti me Atalantën dhe Thomas Strakosha do të kenë mundësinë të luajnë në grupet e Europa Ligës.sadiku alioski

Një tjetër futbollist që po diskuton zonën europiane është Ergys Kaçe me PAOKun, i cili po luan fazën “play off”, që do të vendosë nëse do të sigurojë një vend në kualifikueset e Champions-it ose të Europa Ligës. Për momentin, skuadra e shqiptarit është në këtë të dytën, por nuk ka përfunduar ende garimi.ergys kace

KATEGORIA

Ledian Memushaj me Peskarën dhe Frederik Veseli që u transferua tek Empoli humbën elitën e futbollit italian dhe do të zbresin në Serinë B. Por në Itali, një tjetër skuadër shqiptarësh ka rënë nga kategoria. Bëhet fjalë për Pizën e Manajt dhe Çanit, të cilët do të luajnë në Lega Pro. Në Bundesligë, Mërgim Mavraj siguroi mbijetesën vetëm në ndeshjen e fundit me Hamburgun.

memushaj

OLSI TUJANI

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura