“Kampionatin do ta fitojë Interi”, Kasano: Mund ta shihni një milje larg që Juventusi…

Nov 20, 2019 | 16:01
SHPËRNDAJE

Antonio Kasano, ish-sulmuesi i Interit dhe Romës, i intervistuar nga “Repubblica”, foli për luftën për titullin kampion në Itali, për kursin që po ndjek për drejtor soportiv dhe për Juventusin.

Kasano

Kursi për drejtor sportiv? “Unë sapo e mbarova atë kurs. Më i miri që dëgjova ishte Valter Sabatini, më kompetenti. Nëse do të kishte qetësinë e Auzilios, ai do të ishte drejtori ideal sportiv”.

Lufta për titull? “Unë mendoj se e fiton Interi kampionatin. Më kujton Juventusin e vitit të parë të Kontes. Unë isha te Milani, kur humbëm kampionatin ndaj Juves. Nëse bardhezinjtë gabojnë, duke lënë disa pikë në rrugë, Interi do ta sulmojë dhe do ta godasë”.

Juventusi për Champions? “Sigurisht, Juventusi aktual ka dy ekipe dhe mbetet i fortë dhe shumë i plotë. Mund ta shihni një milje larg, që është programuar të synojë të fitojë Ligën e Kampionëve”.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura