“Kampionati të mbyllet në fushë, në të kundërt rrezikoni praninë në Europë”, UEFA “kërcënon” FSHF-në

Apr 3, 2020 | 10:21
SHPËRNDAJE

Organi më i lartë i futbollit në Europë, iu ka dërguar nga një letër 56 federatave pjesmarrëse, mes tyre edhe FSHF, duke ia bërë të qartë dhe duke kërcënuar hapur të gjithë ata që do të ndjekin shembullin e Belgjikës e cila mbylli zyrtarisht kampionatet e saj.

Uefa-President-Aleksander-Ceferin.-AFP

Në letrën e dërguar nga UEFA kërkohet që të gjithë aktorët të kenë durimin për të mbyllur këtë sezon në fushën e lojës, teksa bëhet iu bëhet qartë që vendet që do të vepronin në mënyrë tjetër, rrezikonin pjesëmarrjen në Kupat e Europës për edicionin e ardhshëm.

ceferin dukaaaa

“Meqë pjesëmarrja në kompeticionet e klubeve të UEFA-s përcaktohet nga rezultati sportiv i arritur në fund të një kampionati kombëtar të plotë, një mbyllje e parakohshme do të hidhte dyshime mbi plotësimin e këtij kushti. UEFA rezervon të drejtën të vlerësojë përputhshmërinë e klubeve që do të pranohen në kompeticionet e edicionit 2020-2021, në përputhje me rregulloret përkatëse të garave.

Ne e dimë se sa ju të gjithë ndani me ne parimet bazë të sportit tonë dhe ndjejmë mbështetjen tuaj në misionin tonë për të mbrojtur integritetin e kompeticioneve të tij”, shkruhej në letrën e UEFA-s dërguar të gjitha federatave.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura