Kamioni përplas motorin, aksidentohen burrë e grua

Aug 19, 2017 | 12:35
SHPËRNDAJE

Ervin Biba 33 vjeç, banues në Elbasan është arrestuar në flagrancë pasi në lagjen Nr.4, Durrës, në Port, duke drejtuar mjetin kamion tip Iveco dhe me trailer është përplasur me motorçikletën tip SUZUKI me drejtues mjeti shtetasin P. B. 47 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i motorrit dhe bashkëshortja e tij, shtetësia A. B. 42 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290/2 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura