Kamioni përfundon në ujërat e liqenit të Fierzës, polumbarët në kërkim të 37 vjeçarit

Jun 29, 2020 | 19:08
SHPËRNDAJE

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës.

ura-e-Kukesit-dhe-liqeni-Fierze

Kamioni drejtohej nga një 37 vjeçar me iniciale F.Ll. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Kolshit.

Për gjetjen e trupit të drejtuesit të mjetit të tonazhit të rëndë janë angazhuar polumbarët e forcave RENEA.

Njoftimi i policisë: 

Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë  Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura