Kamioni ngarkuar plot me dru/ Shoferi, fundos edhe administratorin e firmës

Sep 8, 2018 | 12:19
SHPËRNDAJE

Drejtonte kamionin ngarkuar me dru zjarri, qe dyshohet se ishte blere me fatura false dhe pa dokumentacionin e nevojshem. Perfundon ne pranga shoferi ne Korce, nderkohe qe hetohet i lire edhe administrator i një firme tregtimi lëndësh drusore.

Policia e Korçës, foto ilustruese
Policia e Korçës, foto ilustruese

Njoftimi i policise 

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Daniel Shaqe, 37 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

Th.Th, 64 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë administrator i një firme tregëtimi lëndësh drusore).

Pasi në fshatin Floq-Korçë, shtetasi Daniel Shaqe u kap duke drejtuar mjetin kamion tip “Benz”, në të cilin iu gjetën 8m3 dru zjarri, me fatura të dyshuara si të falsifikuara, sasi të cilën dyshohet se e ka blerë tek firma e shtetasit Th.Th, pa dokumentacionin tatimor.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 186 dhe 180 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura