Kamera të fshehta dhe punonjës policie civilë/ Ndëshkohen automjetet që hyjnë kundravajtje në korsinë e autobusëve në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë

Dec 4, 2021 | 17:53
SHPËRNDAJE

Policia rrugore ka nisur kontrolle në territor për ato automjete të cilët përdorin korsinë e dedikuar për autobusët.

Efektivët e “Rrugores” janë zhvendosur në rrugën Dritan Hoxha në Tiranë, ku kanë ndaluar makinat të cilat futen kundravajtje në këto korsi.

Panorama.al mëson se policia ka përdorur kamera të fshehta si dhe efektivë të veshur si civilë për të kapur dhe ndëshkuar makinat që përdorin këto korsi.

Masa të ngjashme do të ketë edhe ne ditët në vazhdim. Përveç monitorimit të korsive të dedikuara, që në shumicën e rasteve kthehen në pengesë për autoambulancat, Policia nuk do anashkojë shkeljet e tjera të Kodit Rrugor.

Një rëndësi e veçantë do i kushtohet konstatimit dhe ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve që përdorin celularin gjatë kohës që janë në timon.

© Panorama.al

Te lidhura