Kame e quajti k*rva e Ramës, përgjigjet Ema Adrea: S’më bën përshtypje, e kam…

Feb 16, 2018 | 21:06
SHPËRNDAJE

Debati për prishjen dhe zgjedhja e drejtorit të “Teatrit Kombëtar”, ka sjellë reagime të shumta jo vetëm nga aktorët e teatrit por edhe më gjerë. Këto debate kanë devijuar deri në fyerje të renda dhe ofendime, siç ishte rasti mes aktorëve Genti Kame dhe Ema Andrea.

Jo më larg se dje aktori Genti Kame i drejtoi aktores Ema Andresa, e cila është kandidate për drejtore, një koment duke e quajtur atë “dështake”.

Ema Andrea
Ema Andrea

Por duket se këto fjalë nuk i kanë pëlqyer aktores, nëpërmjet një komenti ajo ka sqaruar me qetësi dhe ka treguar se, kjo situatë nuk ka nevojë për fyerje.

 

Unë s’kam qenë asnjëherë aktore në TK. Më është mbyllur ajo derë nga çdo drejtor dhe shumë kolegë! Por kam ndërtuar me djersë jashtë atyre dyerve gjithë çfarë kam. Jam nderuar në festivale e kudo! Ndaj dështake s’më duket se jam!

Kam luftuar herë vetëm e herë me të tjerë për dinjitetin e artistëve në raport me shtetin. Jam sulmuar e ndëshkuar gjithëe jetën për këtë. Unë kam qenë aty! Tani, lëpirëse unë?! Do isha bërë tjetërkush po të kisha qenë! “Fjalën ‘kurvë’ e kam dëgjuar prej 100 vjetësh, s’më bën më përshtypje, po pse e Ramës nuk kuptoj.

Mirë do ishte të ishim bashkë në këtë protestë që ia doli të hapte një dialog dhe s’ka armiq. Nejse, unë vlerësimet e mia për ty si artist t’i kam thënë dhe mbeten të tilla, nëse ia vlen mendimi i një kurve! P.s. Sa për drejtoreshë, kam 20 vjet që jam e tillë! S’kam nevojë për karrige pa merak, tjetër gjë dua!”-ka përfunduar Andrea.

auto_82344-640-0-5a86fca9ad42f-600x3271518805969 (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura