“Kam shtetin me vete”, nxënësit e shkollës peticion për shkarkimin e mësueses

Nov 9, 2019 | 10:46
SHPËRNDAJE

Screenshot_18-5-600x360

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, janë tejet të pakënaqur me sjelljet e mësueses së tyre dhe kanë organizuar një peticion për largimin e saj nga shkolla. “Ekspress” shkruan se bëhet fjalë për mesuesen me inicialet A. M dhe jep lëndën e historisë. Mesohet se ajo ishte pezulluar nga puna vitin kaluar, por pezullimi zgjati deri në fillimin e vitit të ri shkollor, pasi ajo u rikthye në mësimdhënie nga shtatori i këtij viti.

Por, kjo nuk po iu pëlqen aspak nxënësve të kësaj shkolle. Madje të premten, ata u organizuan dhe nënshkruan peticion për largimin e saj nga shkolla.

E prindërit e shqetësuar nga ankesat e nxënësve, thirren një mbledhje, ku temë diskutimi ishte mesuesja e historisë. Prinderit jane ankuar se kane marre kërcënime dhe madje mesuesja ka telefonuar edhe policinë.

Ndërkohë, kryetarja e këshillit të shkollës, Zijavere Krasniqi, tregoi për problemet e shpeshta që u sjell ajo.

“Në minutën që e ka kuptuar që kemi mbledhur peticione dhe po mbahet mbledhja ka fillu me ju kërcënu fëmijëve dhe e ka telefonu policinë. Janë ardhë policia, ajo ka fillu me ofendu brenda në objekte të shkolles, ju ka kercnu arsimtareve, më ka kërcënu edhe mua”, ka thënë kryetarja e Këshillit të Shkollës, Zijavere Krasniqi.

Krasniqi thotë se e shqetëson edhe diçka tjetër nga kjo mësuese.

“Edhe rregullisht fëmijëve ia potencon: unë e kam krahun e fortë, unë e kam shtetin permbi veti. Një mësimdhënëse këto sene nuk guxon me i përdor”, shtoi Krasniqi.

E pas deklaratave të dhëna në polici, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë njoftoi se me vendim të prokurorit, nuk u hapen hetime.

T7 ka provuar të kontakoj edhe me drejtuesit e kësaj shkolle, por nga ky institucion kanë thënë se drejtori është jo mire me shëndet dhe nuk mund te jape intervista./Ekspress

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura