“Kam shitur gjakun e trupit për të ushqyer fëmijët”- Basha publikon dëshminë rrënqethëse: Nesër mund të vij radha ty!

Jan 16, 2021 | 14:44
SHPËRNDAJE

BAsha deshmiaKreu i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar sot një video rrënqethëse të një kryefamiljari në vështirësi ekonomike, i cili tregon se për të ushqyer fëmijët ai është detyruar të shesë dhe gjakun e tij.

Sipas Bashës, që ngjarje të tilla të mos ndodhin më është koha për të larguar Edi Ramën dhe larguar qeverinë. Në fund të videos thuhet se “nesër mund të vij radha ty”!

“Është koha për ndryshim. Është koha për të larguar Edi Ramën”,- shkruan Basha krah videos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura