”Kam refuzuar dy kombëtare”, Murinjo: Europiani? Anglia mund të triumfojë, por…

Jun 9, 2021 | 15:56
SHPËRNDAJE

Në një intervistë për emisonin e njohur ‘’Late Show’’, Zhoze Murinjo komentoi detyrën e tij të re si trajner i Romës, dhe dha mendimin e tij për skuadrën favorite në Kampionatin Europian.

murinjo

“Unë jam i ngazëllyer për këtë aventurë të re. Ndjeva një lidhje të fortë me pronarët. Nuk është vetëm ndjenja e të punuarit për ta, por me ta. Ka kaq shumë për të bërë. Zmadhimi i bën gjërat më të lehta. Nuk më pëlqen të telefonoj askënd, më pëlqen të shoh njerëz.

Europiani? Anglia mund të triumfojë, por Franca ka skuadrën më të mire.

Unë mund të kisha udhëhequr Anglinë kur u largova nga Çelsi, por e kuptova se ishte shumë herët për mua. Edhe Portugalia më ofroi stolin kur isha tek Real Madrid. Ishte një ofertë e çmendur për një punë me kohë të pjesshme, por ishte lloji i punës që mund ta bëj më vonë’’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura