“Kam qenë në Thumanë që në orët e para të 26 nëntorit, dëshmitar i pamjeve të pallateve të shkërmoqura…Zv.ministri: Kush i vrau ato viktima fatkeqe

Dec 6, 2019 | 12:38
SHPËRNDAJE

termeti-ne-thumane

Zv ministri i Mbrojtjes Petro Koçi flet si dëshmitar i asaj që la pas tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe thotë se në Thumanë, ku ai shkoi që në orët e para pas tragjedisë, ka parë pallate që ishin shkërrmoqur nga tërmeti dhe nuk kishin asnjë grimcë llac, asnjë material lidhës, që mund të siguronte qendrueshmërinë e tyre dhe të shmangte jetët e humbura.

Në një postim në rrjetet sociale Petro Koçi thotë se “Prokuroria ishte ay gjate gjithe kohes. Jam i sigurt se ata i kane marre provat e duhura per te arsyetuar shkaqet e mosrezistences ndaj termetit”.

REAGIMI I PLOTE

Kam qene ne Thumane qysh ne oret e para te mengjesit te dates 26 Nentor.
Jam deshmitar jo vetem i perpjekjeve vetemohuese te ekipeve tona te shpetim kerkimit, por edhe i pamjes se rrenojave te pallateve te shkermoqura nga termeti.
Deshmoj para kujtdo se tullat silikate ne pirgun vrases ishin te pastra nga cdo grimce ish llaci.

Dukej qartazi se materiali lidhes thuajse nuk egzistonte. Copa llaci nuk dukeshin gjekundi. Kishte vetem rere dhe pluhur krahas tullave te cilat dukej sikur sapo kishin dale nga fabrika.

Pjeset e derrmuara te trareve dhe transversat ishin tejoksiduar dhe ishin nxire nga lageshtira dhe mosha.

Prokuroria ishte ay gjate gjithe kohes. Jam i sigurt se ata i kane marre provat e duhura per te arsyetuar shkaqet e mosrezistences ndaj termetit.
Ne gjykimin tim ato viktima fatkeqe i vrau termeti ne bashkepunim me papergjegjshmerine njerezore.
Duhet te gjithe ti veme gishtin kokes!
Ligjvenes, shtetare, ekzekutive, specialiste, projektues, zbatues, ndertues, mbikqyres, notere, qytetare! Prokurore, gjykates!
Te gjithe!

petro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura