“Kam qenë ndër zërat kritikë ndaj Bashës”- Ruli: Ftesa, shenjë pjekurie dhe e hapjes së PD. Do jetë një nga fitoret më të…

Aug 4, 2020 | 13:29
SHPËRNDAJE


Ish-ministri i Bujqësisë, aktualisht anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, Genc Ruli ka folur sot pas takimit me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Gjatë prononcimit për mediat, Ruli u shpreh se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve tregon se PD është një forcë politike që po tregon pjekuri.

Ai tha se ka qenë ndër zërat kritik kundër Lulzim Bashës, por sipas Rulit ftesa që i bëri pikërisht kreu i PD-së tregon se maturi dhe hapje të kësaj force për të zgjedhur një ekip sa më cilësor.

“Ky proces është një politikë e hapjes. Besoj se edhe ftesa që m’u bë mua, një prej njerëzve kritikë të zotit Basha 3 vjet më parë, është shenjë e pjekurisë dhe e hapjes së PD.

Ndjehem i vlerësuar që mund të jap kontributin tim sot në përzgjedhjen e një ekipi sa më cilësor kandidatësh në atë që do të jetë një nga fitoret më të mëdha elektorale të PD”, tha Ruli.

Pyetje: Mund të shërbejë ky proces për rikthimin e zërave të cilët janë jashtë Partisë Demokratike për shkak të qëndrimeve të tyre?

Genc Ruli: Unë mendoj që ky proces është deklaruar nga vetë lidershipi i PD-së, nga vetë z. Basha, që është një politikë e hapjes. Unë vetëm jam një njeri që kam pasur tre vjet më parë qëndrime mjaft kritike ndaj lidershipit dhe z. Basha, për arsye se i gjykoja ndryshe proceset se si duhej të ishin zhvilluar proceset në atë kohë dhe besoj që edhe kjo ftesë që m’u bë mua, një nga njerëzit kritikë, është pikërisht shenjë e pjekurisë dhe mendjehapjes së PD-së sot.

Pyetje: Keni ndryshuar ju në këto tre vite, ap ka ndryshuar lidershipi i Partisë Demokratike?

Genc Ruli: Në historinë time kam qenë disa herë kritik me lidershipin e PD-së, ju jeni më të rinj për ta mbajtur mend në këto 30 vjet, dhe gjithmonë kur kam gjykuar që mendimi im, vlerësimi im, për situatat apo për njerëzit ka qenë i ndryshëm, për të ruajtur pavarësinë, për të ruajtur zërin tim qoftë edhe ai ndesh me lidershipin.

Sot, kam bindjen e plotë se me veprimtarinë e PD-së, sidomos në dy vitet e fundit unë jam plotësisht dakord me çdo aksion politik të saj dhe, për më tepër ndjehem i vlerësuar që unë mund të jap kontribut sot, në përzgjedhjet e një ekipi sa më cilësor kandidatësh, në atë që do të jetë, përplasja më e madhe elektorale, por pa dyshim një nga fitoret më të mëdha elektorale të PD-së.

basha ruli marku mustafaj basha mustafaj ruli marku nishani basha me komisionin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura