“Kam qenë gjithmonë në shërbim dhe interes të ligjit, jo individit”, ish-kreu i KQZ, në garë për komisionerin shtetëror. Celibashi: Ja çfarë më shtyu të aplikoj

| 19:08
SHPËRNDAJE
 

Ish-kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në garë për kreun e ri të këtij instiutucioni ka deklaruar se “interesi për ta zhvilluar ndryshe karrierën profesionale” ishte shtysa e parë që e nxiti të shprehte interssin për të aplikuar.celibashi

Në seancën dëgjimore të mbajtur pasditen e sotme, Celibashi, me një përvojë të gjatë dhe angazhime të shumta mbi supe, ka pohuar se kurdoherë e në cdo detyrë që ka kryer është udhëhequr vetëm nga ligji dhe përcaktimet e tij.

“Interesi për ta zhvilluar ndryshe karrierën profesionale ishte shtysa e parë për të shprehur interesin për komisionerin shtetëror të zgjedhjeve, por duke besuar se eksperiecna ime profesionale prej 28 vitesh në funksione të ndyshme publike, nga gjyqtar  I shkallës ë parë, Apelit, deputet, ministër dhe më shumë akoma, kryetar i KZQ prej 5 vitesh, kam menduar që është përputhur me atë profil dhe atë veprimtari që duhe të karakterizojë veprimtarinë e KQZ, që më së pari të jetë e tillë që të reflektojë integritet, paanësi politike, transparcë dhe legjitimitet”-tha ai, duke shtuar më tej, se “parë të gjitha këto, them që do të ishte e dobishme dhe për interesin publik, zgjedhësve, por edhe të subjekteve zgjedhore, që kandidatra ime të gjendej e pranuar për këtë funksionon”.

Në përgjigje të pyetjes, se sa i pavarur ndihet, bërë nga deputeti Murrizi, që i ka numëruar funksionet e kryera, duke u ndalur në detyrën e tij si kreu i KQZ në një periudhë zgjedhore, që sipas Murrizit, ishte më keq edhe se ’96, kur një zonë prodhoi 10 mandate, Celibashi theksoi:

“Dua të them një gjë më së pari, që gjithë veprimtaria ime profesionale ka qenë në shërbim dhe interes të ligjit për rastin kur jam  angazhuar në funksione publike, jo në shërbim të ndonjë individi, apo strukture publike e shtetërore tej përcaktimeve që ligji i përcakton për këto angazhime. Në këtë veporimtare asgjë nuk ka qenë e tillë që të jetë e lavdërueshme për këdo, por jua them se siguri të plotë që cfarë kam vendosur dhe cfarë  bërë gjatë këtyre angazhimeve lidhet me atë që si e kam menduar dhe aspak me interesat e dikujt tjetër, mundet që kjo të ketë shkruar për llogari të dikujt, për mirë apo për keq,  por shtysa nuk ka qenë interesi i të tjerëve”.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.