“Kam qenë e apasionuar pas baletit”, Xhorxhina rrëfen raportin me Ronaldon: Në shtëpi nuk flasim për…

Jan 20, 2022 | 15:28
SHPËRNDAJE

Xhorxhina Rodrigez është ndër femrat më të njohura, sigurisht dhe prej faktit që është e fejuara e Kristiano Ronaldo. Çifti janë në lidhje prej vitesh dhe pasioni mes të dyve sa vjen e shtohet, aq më tepër që presin përsëri fëmijë.

xhorxhina

Në një intervistë për “El Pais” Xhorxhina tregon për marrëdhënien e saj me portugezin, por dhe për të kaluarën e saj.

“Kur idha e vogël nuk më ka pëlqyer kurrë futbolli. Kam qenë e apasionuar pas baletit dhe udhëtimeve në fshat.

Më vonë më interesoi futbolli, për shkak se bashkëshortit tim i intereson.

Megjithatë nuk jam një tifoze e futbollit dhe në shtëpi nuk flasim rreth kësaj teme sepse nuk di asgjë”.

Raporti me Ronaldon

“Kristiano është një futbollist, më i miri në botë. Ai ka krijuar biznese të suksesshme dhe është një burrë i mrekullueshëm. Ne flasim për kujdesin fizik, për fëmijët dhe projekte të ndryshme.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura