“Kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur”, habit Florian Marku: Nuk e di nëse …

Mar 28, 2020 | 10:29
SHPËRNDAJE

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka dyshime se mund të ketë kaluar Koronavirusin. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ai bën me dije se ka qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur, por nuk është i sigurt nëse ka qenë i infektuar me virusin që po bën kërdinë në të gjithë botën. Sakaq, Marku tregon se tashmë ka nisur stërvitjen, teksa thekson se duhet që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

marku

“Nuk e di nese e kalova coronavirusin apo jo , Por kam qen 13 dit me temperatur dhe I keputur .Tani ndjehem shum me mir dhe kam filluar stervitjen ne Shpi. Asgje seshte e pamundur kur ka vullnet dhe deshire . Ju pershendes te gjitheve duke ju uruar shendet dhe qendroni ne Shtepi kujdesuni per veten , por edhe per familjaret tuaj .

Sot me shum se kurre duhet te jemi te bashkuar , per te miren e gjithesecilit nga ne . Beni durim , ky virus do marr fund ateher kur te gjith te sensibilizohemi dhe te qendrojm ne shtepi , ne kete menyre nuk infektohemi , dhe nuk infektojm te tjerë”, shkruan Florian Marku në  “Facebook”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura