“Kam punuar marangoz”, arrestimi dhe masa e sigurisë u mbajtën ‘top sekret’, çfarë tha ‘Xhaxhai’, përfaqësuesi i “Ndrangheta”-s në Shqipëri

Jul 26, 2020 | 16:49
SHPËRNDAJE

Bujar Sejdinaj- xhaxhai-ngrageta1

Bujar Sejdini, i njohur me nofkën ‘Xhaxhai’ i cili ra ne pranga ne nje operacion te perbashket qe u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica është njohur me masën e sigurisë mëngjesin e 22 korrikut, dy ditë para se policia të njoftonte arrestimin e tij.

Arrestimi i tij dhe masa e sigurisë per te janë mbajtur “top sekret”, pasi kështu ka qenë kërkesa e autoriteteve të huaja, pasi operacioni vijonte në Argjentine dhe Costa Rica.

Ne dëshmine e tij para togave të zeza, Sejdini ka mohuar përfshirjen e tij në trafik droge.

Ai mësohet të jetë shprehur se ka punuar si marangoz në Laç dhe se nuk kishte lidhur me trafikun e drogës, ndërsa kërkoi lirinë me pretendimin se ishte invalid.

Unë kam punuar si maragonz në ndërmarrjen në Laç dhe jam invalid. Gjatë jetës time kam udhëtuar 2-3 herë drejt Italisë vite më parë, ku një miku im operoi bashkëshorten e tij. Aty kam disa njerëz të njohur që kisha nga laçi, por kurrsesi nuk jam përfshirë në trafik droge.”,– ky ka qenë pretendimi i Sejdinit në gjykatë, teksa ishte në pritje të caktimit të masës së sigurisë. Thuhet se Bujar Sejdini ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura