“Kam presion, duan të më vrasin! Një makinë e zezë vjen natën…” Vëllai i Fëllënxa Rrasës zbulon bisedat e fundit me kunatin dhe motrën: Hekuranit nuk i pëlqente t’i ktheje fjalën

Sep 22, 2021 | 14:00
SHPËRNDAJE

Klemend Muça, vëllai i 45-vjeçares Fëllënxa Rrasa, e cila u ekzekutua me armë gjahu nga bashkëshorti i saj Hekuran Rrasa, në një intervistë për emsionin “Me zemër të Hapur” ka treguar përpjekjet e tij për të shmangur ngjarjen e rëndë.

Klemend Muça

Muça ka rrëfyer në mënyrë kronologjike se si ai i ka qëndruuar afër motrës së tij ndër vite për ta ndihmuar që të dalë nga varfëria.

Muça zbulon gjithashtu bisedat e fundit me motrën gjatë javës përpara vrasjes, kur ajo qëndroi te shtëpia e të atit të saj për shkak të grindjeve me bashkëshortin.

Muça thekson se kriza në familje u thellua kur vëllezërit e Hekuranit i kanë dal kundër Fëllënxës për shkak të karakterit të saj të drejtëpërdrejtë. Distancimi i vëllezërve solli rëndimin e gjëndjes psikologjike të Hekuranit dhe thelloi krizën familjare sipas tij.

Në një pjesë të intervistës Muça prek dhe frikën e Hekuranit ditët e fundit për një eleminim të mundshëm, por pa zbuluar shumë detaje për shkak dhe të mungesës së informacionit nga ana e tij.

“Kam shumë presion, më vjen një makinë e zezë natën dhe duan të më vrasin”, mësohet ti ketë thënë Hekurani.

Pjesë nga intervista:

Si është gjendja e familjarëve të tu?

Është ekstrem. Një tragjedi shumë e rëndë. Si prindër nuk e prisnin, por unë e pata paraprit, e ndjeja që do të ndodhë diçka, por çfarë të bëjmë.

E dinit që Hekurani kishte pasur një martesë më parë?
Unë si martesë e dija, por jo për fëmijët. E mora vesh vetëm nga Hekurani. E mora vesh 5 ditë para se të vritej motra. Motra u martua me mblesëri, ia prezantoi daja e babait.

Kur e mësove se motra dhunohej?

Kur ka lindur djali e mësova. Më tha se as vjehrra dhe as njerëzit e burrit nuk e ndihmonin.

Ju thoni që motra s’ka vdekur nga varfëria?

Nuk mendoj se është varfëria, se Hekurani punonte, djali herë pas here me korse, ndërsa motra mbante lopët, por edhe unë nga Italia i dërgoja para dhe babai i çonte ushqime.

Je ulur të diskutosh me motrën?

Po, para një jave se të ndodhte ngjarja. Në shtëpinë e tyre ndodhi që vëllezërit e burrit ishin kthyer kundër motrës sime dhe Hekuranit. Ishin të gjithë kundër dhe Hekurani pati hapur një krizë në familje, pasi nuk kishte mundësi të përballonte kundërshtinë e vëllezërve, të fëmijëve.

Motra ime ka qenë e drejtpërdrejtë, ndaj dhe i janë hedhur kundër të gjithë vëllezërit e Hekuranit. Nuk e di të vërtetën, por ndoshta për punë shpendësh. As motra dhe as Hekurani vetë nuk flisnin me vëllezërit e këtij të fundit. Me njërin vëlla kishin 2-3 vjet që nuk flisnin, me të tjerët kishin disa muaj. Pas ndarjes nga vëllezërit e njerëzit e tjerë të tij, Hekurani u përkeqësua.

Sa kohë ka që është përkeqësuar gjendja e tij, vuante nga shëndeti mendor?

Kur u nda dhe me dy vëllezërit, ai u përkeqësua. E vuante këtë, sepse vëllai i madh pati një problem fizik dhe Hekurani i është gjendur aty, la dhe punën. Më pas, ata u zemëruan me Hekuranin, u përçanë. Ju hyri një grindje në familje. Vëllai kur pati nevojë për të e mbajti, kur nuk pati nevojë e përzuri, e ndau. Kishte presion nga vëllezërit.

Vetëhelmimi i motrës suaj para 10 vitesh, çfarë ndodhi në atë kohë?

Në atë kohë do ketë qenë dhe plaka gjallë, do ketë qenë një grindje me vjehrrën dhe njerëzit e shtëpisë. Ibrahimi, kunati i Fëllënxës, e çoi në urgjencën e Lushnjës dhe unë e falënderoj.

Kur iku motra nga shtëpia juaj, javën e fundit para krimit?

Fëllënxa ka ardhur ditën e shtunë dhe ka ikur të premten, 24 orë para ekzekutimit të saj. Ajo na foli për divorcin dhe tha se për këtë ishte i vendosur edhe Hekurani, sepse nuk ndihej i sigurt. Atij i bënin presion dhe motra kishte frikë mos vrisnin Hekuranin ose djalin. Nuk e di kush do ta vriste, por këto fjalë m’i ka konfirmuar vetë Hekurani. Më tha që i shkonte një makinë e zezë natën.

Fëllënxa erdhi te shtëpia jonë, sepse u bë babai operacion. Erdhi që të rrinte një natë dhe ta çoja unë në shtëpi të nesërmen. Por, Hekurani më mori në telefon mua që të më ngushëllonte për babain dhe pas 5 minutash, telefonata tjetër ishte që i tha Fëllënxës se nëse vëllai nuk më merr për Itali, mos hajde se nuk jemi të sigurt këtu.
Unë ja mora telefonin motrës dhe fola me të, e pyeta ku është motivi. Më tha që “motivi është i thjeshtë, kam shumë presion, më vjen një makinë e zezë natën dhe duan të më vrasin”.

Duke e njohur prej 21 vitesh, mendoj se Hekurani ka pasur një problem. Gjithmonë kishte probleme, por me Hekuranin uleshe dhe diskutoje. Më parë ka pasur zënka në familje, alkool me shokët, ose nuk i pëlqente t’i ktheje llafin. Unë nuk e kam parë ndonjëherë të dehur Hekuranin, por kam ikur që 15 vjeç jashtë shtetit dhe shumë gjëra të tij nuk i di.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura