“Kam pasur një telefonatë nga presidenti mëngjesin e 8 janarit”/ Belind Këlliçi tregon bisedën me Ilir Metën ditën e protestës

Jan 14, 2022 | 20:03
SHPËRNDAJE

Pas publikimit të mesazheve të shkëmbyera me presidentin, deputeti Belind Këlliçi ka sqaruar komunikimin që pati me Ilir Metën gjatë protestës së 8 janarit, ku u shënuan incidente të dhunshme.

Gjatë një interviste në “Abc News” Këlliçi tha se ka pasur një thirrje në celular nga Ilir Meta gjatë kohës që ka qenë në mbledhje. Në pamundësi për t’iu përgjigjur shtoi ai, i ka dërguar një mesazh.

“Një komunikim që është bërë publik edhe për media. Kam pasur një telefonatë nga presidenti mëngjesin e 8 janarit që nuk kam pasur mundësi t’i përgjigjem. Unë komunikoj çdo ditë në çdo orë të ditës të natës me demokratë të thjeshtë apo jo. Çdokujt i kthej përgjigje dhe jo më presidentit. I kam çuar një mesazh mbrapsht kur kam parë thirrjen që president kam qenë në takim. Ai kishte pasur një shqetësim në lidhje me makinat e parkuara”, u shpreh Këlliçi.

 “Janë thyer disa xhama sepse demokratët janë goditur janë gjakosur. 12 prej tyre janë dërguar në spitalin e Traumës. Në gjendjen ku është sot PD do doja të dija ndonjë forcë politike në botë që blindon selinë dhe helmon anëtarët e saj me gaz”, tha ai. 

sms

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura