“Kam para dhe jam i mirë për s*ks”, Tayna i përgjigjet 65-vjeçarit që po kërkon nuse në postimin e saj

May 6, 2019 | 16:31
SHPËRNDAJE

Ajo është një nga reperet më të komentuara dhe fama e suksesi i saj vijnë gjithnjë në rritje. Është fjala për Tayna-n, e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston momente nga përditshmëria e saj.

tayna2

Së fundmi, reperes i ka kapur syri një koment të bërë nga një ndjekës në një postim të saj. Një 65-vjeçar ka kërkuar nuse në moshë shumë më të re se ai.

tayna

“Jam 65 vjeç. Dua një nuse të martohem, 20-25 vjeçe. Jetoj vetëm. Çunat i kam në Amerikë dhe Hollandë. Kam para dhe jam shumë i mirë për seks”, shkruan ndjekësi në postimin e reperes.

tayna koment

Tayna ka vendosur që t’i përgjigjet atij, dhe i shkruan: “Zoti t’udhëzoftë mor mixh”, duke i vendosur edhe disa emoji duke qeshur.

tayna1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura