“Kam një vit pa e bërë, dua ta provoj me djalë”, Robert Berisha habit me deklaratën: Jam në kërkim të …

| 11:37
SHPËRNDAJE

Ka kaluar 1 vit që kur çifti i famshëm Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre.

Ata kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, madje shkojnë edhe me pushime së bashku, për shkak të vajzës së tyre Renee.

Por a ka femër tjetër në zemrën e këngëtarit.

I ftuar në emisionin “E diell” pranoi se është single, duke u shprehur se që pas ndarjes nga Nora nuk ka shkuar me asnjë femër tjetër.

Ndërsa mes batutave dhe humorit u shpreh se tani do që të provojë gjininë tjetër dhe është në kërkim të një djali.

“Kam një vit që jam ndarë nga Nora”- tha ai.

Që nga koha kur je ndarë me të s’ke bërë gjë fare?

“Jo, jam në kërkim të një çuni. Dua ta provoj edhe me meshkuj. Është batutë. Roberti gjithmonë bën batuta dhe rrezikon. Ndoshta ma marrin për keq,”- shtoi Robert.

Pyetjes se si do reagonte nëse Nora dhe Tuna bëjnë bashkëpunim ai iu përgjigj: “Mund të bëjë çfarë të dojë ajo. Deri tani Nora ka arritur sukses me punën që ka bërë dhe besoj që e di çfarë do. Nëse do arrinte sukses me atë projekt do më vinte shumë mirë. Mendoj që ka nevojë për bashkëpunim në rrymë tjetër me mashkull ose femër tjerë, jo me Tunën për zhanrin muzikor. Për bashkëpunim artistik nuk e di a kishin dalë mirë. Edhe me motrën e vet nuk eci edhe aq mirë.”

    

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

1 KOMENT

Comments are closed.