“Kam menduar largimin nga Shqipëria!”- Aktori i humorit Bes Kallaku flet për pasurinë e tij: Ajo që do i lë fëmijës tim është…

Sep 15, 2021 | 12:14
SHPËRNDAJE

 

Bes Kallaku-11Aktori i humorit, Bes Kallaku ka deklaruar se ka menduar të largohet nga Shqipëria dhe pse ka një karrierë të konsoliduar në emisionet gazmore.

I ftuar në ABC, Bes Kallaku ashtu edhe prezantuesja e misionit humoristik ‘Kosherja’, Jona Spahiu kanë deklaruar të dy se kanë menduar edhe largimin jashtë vendit. Sipas tij “më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti, por nuk e do robi’!

“Si unë, si Jona e kemi menduar largimin. Shumë trishtim që dikush që ka një karrierë të konsoliduar, të mendosh largimin. Mbi të gjitha, ndonjëherë të bëjnë njerëzit të lesh vendin tënd. Më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti, por nuk e do robi’,  thekson aktori i humorit.

bes kallaku

Aktori i humorit është pyetur dhe për çështjet personale si dhe për faktin se ai ka vënë pasuri. Por ai thekson se pasuria më e madhe është familja e tij dhe se fëmijës së tij do i lejë vetëm emrin e mirë.

“Mua gjatë kohës që duhet të shkruaj skenaret e “Kosherja”, rri deri në dy apo tre të mëngjesit duke shkruar. Përveç skenarëve të mi, kam edhe numrat që bëj edhe për të. Zgjohem herët në mëngjes, bej palestër dhe nis sërish punën me gjithçka kam përpara. Ka njerëz me xhepa plot, por me zemrën bosh.. për mua pasuria ime më e madhe është familja. Çdo gjë tjetër është përkohshmëri. E vetmja gjë që do i lej fëmijës sime është emri im i mirë dhe veprat e mia të mira”- shprehet ai.

Besk Kallaku11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura