“Kam humbur shijen”, legjenda Maldini rrëfen betejën me virusin: Ja si u infektova

Mar 24, 2020 | 14:15
SHPËRNDAJE

“Jam më mirë. Më e keqja kaloi”. Me këto fjalë nis intervista e Paolo Maldinit për “Corriere della Sera”. Ish-kapiteni i Milanit flet për makthin e përjetuar pasi mësoi se ishte i infektuar me “Coronavirus” së bashku me të birin, Daniel, lojtar i Milanit.mALDINI

Ta nisim nga aspekti kryesor, si jeni me shëndet?

Kam pak kollë të thatë, kam humbur shijen dhe nuhatje, por uroj të më rikthehen. Ishte një grip disi më i fortë, por nuk është një grip normal siç thonë disa. E njoh mirë trupin tim. Një atlet e njeh veten dhe dhimbjet që pata ishin më të forta. Pastaj është ai ngushtimi në gjoks… Ky është një virus i ri dhe fiziku lufton kundër një armiku të cilin nuk e njeh.

Si u infektuat?

Gruaja ime ka qenë tre javë me një grip të çuditshëm, por nuk i dhamë rëndësi. Më pas edhe djali i madh pati shqetësime, por nuk e mendonim kurrë që ishte virusi.

Kur e kuptuat që kishte diçka që nuk shkonte?

Simptomat e para i ndjeva më 5 mars. Gjithçka nisi me disa dhimbje në kyçe dhe muskujt. Më pas nisi temperatura e cila nuk e kaloi kurrë 38.5. Një ditë më pas më duhej të shkoja në selinë e Milanit, por qëndrova në shtëpi. Në këto ditë kam marrë vetëm diçka për temperaturën e asgjë tjetër, edhe sepse nuk kisha shqetësime me frymëmarrjen.

Që nga 5 marsi nuk keni takuar askënd nga skuadra?

Që më herët madje. Fatmirësisht asnjë nga futbollistët apo stafi nuk ka rezultuar pozitiv. Te Milani kemi shumë burime shëndetësore sepse është një aspekt thelbësor, por në këto kohë i jemi përmbajtur udhëzimeve të autoriteteve.

Kur e morët lajmin që ishit pozitiv?

Një javë më parë, njoftova shërbimin mjekësore dhe erdhën disa mjekë me doreza e maska, por pa skafandër të posaçme. U deshën dy ditë për të marrë përgjigje, por unë e dija që isha infektuar sepse e ndjeja që nuk ishte një grip i zakonshëm, për të cilin gjithsesi isha vaksinuar.maldini

A u trembët?

Është normale që të shqetësohesh. Kam një shok të sëmurë që pati probleme me frymëmarrjen. Ka ditë që nuk flet sepse ka makthe. Unë pata fat dhe prej 18 ditësh jam në karantinë.

Po djali juaj si është?

Edhe Danieli ka pasur dhimbje dhe ethet, por është i ri e në familje është më pak i shqetësuar nga të gjithë. Bashkëshortja ime dhe djali i madh kanë rezultuar negativë, por mendoj se e kanë kaluar më herët se ne. Jam i bindur për këtë.

Çfarë do të ndodhë me futbollin tani?

Duhet të ishim ndalur më herët. Boll e vështirë është të luash me dyer të mbyllura e pa tifozë, imagjinoni sa e ndërlikuar bëhet në këtë situatë. Çmendurinë më të madhe e bënë Liverpuli me Atletikon që luajtën me 4 mijë tifozë madrilenë në tribunën e miqve, aq më tepër duke e ditur që Madridi ishte vatër virusi. Kur u zhvilluar Atalanta-Valencia nuk kishte ende asnjë alarm, por me sa duket ajo ndeshje ka shërbyer për të nxitur infektimet në Bergamo.

Kur do të nisë Seria A sipas jush?

Nevojitet një përfundim kampionati e do ta kemi, por për datë nuk flasim dot që tani. Futbollistët nuk stërviten dot pa kontakt e jo më të luajnë pa u prekur. Duhen mbrojtur të gjithë djemtë e ndaj nuk kemi përse të ngutemi. Kur do që do të caktohet rikthimit, do të na nevojiten dy javë kohë që skuadrat të gjejnë formën e duhur._110744062_danielmaldini

Milano juaj është goditur veçanërisht nga ky virus, çfarë parashikoni për të ardhmen?

Qyteti do të fluturojë përsëri sepse është në natyrën e Milanos. Pasi të kalojë gjithçka, do të kemi një krizë ekonomike sepse sipërmarrjet e vogla do të jenë thuajse të shkatërruara. Politika duhet të bëjë më shumë e të sigurojë njerëzit. Presidentin Tramp nuk e pëlqej shumë, por ka kuptuar se populli duhet qetësuar dhe u ka garantuar pagat shumë amerikanëve. Njeriu mund të qëndrojë mbyllur duke ditur që do të paguhet, por nëse ka pasiguri, gjithçka ndërlikohet. Qeveritë duhet të kuptojnë se sa rëndësi ka kjo e të japin një sinjal që e kanë kuptuar. Sa më parë të jetë e mundur.

Në Botërorin e 1998-ës, ishit kapiten i Italisë ndërsa babai juaj

trajner. Në çerekfinale zhvilluar një paraqitje përtej njerëzores ndaj Francës. Për vete apo për babain?

Shtysën ta jep kombi, por nuk e kupton dot ndjesinë nëse nuk ke provuar të luash në kombëtare. Tifozët të japin kurajë, por dinë edhe të të kritikojnë egërsisht kur gjërat nuk shkojnë si duhet. Unë kam pasur fatin e keq që nëpër kompeticionet e mëdha arrija gjithmonë pas një dëmtimi të rëndë, por ‘Italia 90’ nuk do ta harroj dot. Emocionet e asaj vere kanë qenë më të mëdhatë.

Të flasim pak për Milanin, po punoni dot?

Teknologjia na ndihmon shumë. Zhvilluam mbledhjen e Ligës duke folur secili nga shtëpia ne videokonferencë. Para dy ditësh im vëlla festoi 50 vjetorin dhe gëzuam gjithashtu duke u parë në kamera.

Si kanë ndryshuar lojtarët sot?

Së pari janë shndërruar të gjithë sipërmarrës. Është pozitive kjo sepse nëse mendojnë vetëm për të qenë të famshëm nuk do të arrijnë larg. Në jetë nevojitet ambicie e cila duhet t’i shoqërojë edhe jashtë fushës.

Meqë jemi në kohë të vështira, mund të na zbuloni një mister. Çfarë ndodhi në Stamboll?

Asgjë nga ato që u shkruan. Nuk festuam në pushimin e pjesëve, përkundrazi u grindëm duke përdorur si shkak edhe gabimet në pasime të thjeshta. Edhe Ançeloti ngriti zërin duke na urdhëruar që të heshtnim. Qëndruam në qetësi disa minuta përpara se të flisnim përsëri. Një finale Champions-i krijon tension, aq më tepër që futbolli është ndër sportet më të paparashikueshme.maldini-e1539461262641

Nga ajo finale morët rekordin e shënuesit më të moshuar në Champions, por tifozët harruan shumë nga karriera juaj duke ju vërshëllyer në ndeshjen e fundit sepse më parë ju ishit ankuar për dhunën në stadiume…

Nuk u pendova kurrë për ato komente, aq më tepër që gjithmonë kam thënë haptazi atë që mendoj.

Keni folur me Berluskonin që nga ajo kohë?

Vetëm dy herë. Një herë nëpërmjet telefonit e një tjetër në varrimin e tim eti.

Sa do të ndryshojë virusi nga jetët tona?

Njerëzit e ndjeshëm do të vazhdojnë të jenë të tillë, ndërsa të tjerë ndoshta do të ndërgjegjësohen për vlerën e jetës, për dashurinë ndaj miqve dhe të afërmve.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura