“Kam frikë”- Tradhtia ndaj Bora Zemanit, çfarë po e brengos Donald Veshajn për atë që mund të ndodhë me Beatrix Ramosajn pas eliminimit: Aty më rri mendja

Jan 22, 2022 | 13:51
SHPËRNDAJE

Aktori i humorit Donald Veshaj duket është prekur shumë pas eliminimet të këngëtares Beatrix Ramosajt nga BBV.

Ai ka qëndruar përgjatë mbrëmjes i mërzitur në oborr dhe gjatë një bisede me Egzona Rafunën, e cila i qëndroi pranë për ta ngushëlluar, ai tha se “ndihej shumë çuditshëm pa praninë e Beatrixës brenda në shtëpi”.

Gjithashtu theksoi se ishte i shqetësuar për me përballjen e të dashurës së tij me publikun jashtë.

Sa e çuditshme po më duket që nuk është Trixa. E vetmja frikë që kam është pjesa jashtë, vetëm aty më rri mendja”.

Ndërsa Egzona po përpiqej ta qetësonte duke i thënë: “Shyqyr nuk ka mbetur shumë kohë dhe kur të dilni do të jeni bashkë”.

Lidhja e Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn bëri bujë dhe romanca e tyre bëri një zhurmë të madhe në “Big Brother VIP”.

donald-beatrix-1

Kjo pasi vetëm pak ditë para se çifti të lidheshin, aktori u puth në BBV me ish të dashurën Bora Zemanin dhe i premtoi asaj se do dilte single nga shtëpia e famshme.

Ndërsa këngëtarja duartrokiti dashurinë e tyre dhe komentoi në një postim në Bora Zemanit: “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshit duke bërtit. Të dua zemër”.

Por pas hyrjes në BBV, ajo i mori partnerin moderatores dhe krijoi lidhje dashurie me të, veprim që u duk si tradhti e dyshes nga Bora Zemanit.

Komentet e njerëzve për raportin e tyre kanë qenë gjithnjë shqetësim për çiftin brenda shtëpisë së BBV, ndërsa Beatix Ramosaj është shfaqur vazhdimisht e mërzitur dhe frikësohej se di do pritej pas daljes nga shtëpia.

 donald 4 auto_donald-veshaj-beatrix-ramosaj11639050394-696x391-1-696x375 donaldveshaj beatrix donald7 beatrix donald8 beatrix donald4 beatrix donald3 bora zemani donald veshaj5 bora zemani donald veshaj4 bora zemani donald veshaj3 bora zemani donald veshaj2 bora zemani donald veshaj1 bora zemani donald veshaj donald veshaj, romeo veshaj (4) donald veshaj, bora zemani (5)      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura