“Kam fituar betejën me kancerin”, blogerja Estela Ujka ka një apel për gratë dhe vajzat

Oct 6, 2019 | 15:28
SHPËRNDAJE

Ajo njihet si blogere dhe me mijëra ndjekës në rrjetet sociale. Estela Ujka, teksa i është bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë, për “tetorin rozë”, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit, ka treguar se ajo ka fituar betejën me sëmundjen e rëndë.

estela

Ja apeli që ka ajo për të gjithë gratë dhe vajzat:

“Unë jam Estela Ujka, blogere, bankiere, mama dhe grua, por mbi të gjitha kam fituar betejen me kancerin. Muaji tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit ndaj unë ndjej përgjegjësinë ti bëj thirrje të gjitha grave që janë përballur me këtë sëmundje të jenë të forta dhe pozitive por mbi të gjitha të diagnostifokohen dhe të bëjnë kontrolle rutinë të herë pas hershme”- bën apel ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura