“Kam ditëlindjen e vajzës dhe nuk mungoj dot”-Rama u largua nga emisioni për 30 vjetorin e Rea Xhillarit, si e festoi ajo?

Feb 19, 2020 | 11:17
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama u largua nga emisioni “Real Story” në News24 mbrëmjen e së martës për një arsye shumë të veçantë.

Ai tha se vajza e tij Rea Xhillari festonte ditëlindjen dhe e kishte të pamundur të mungonte pasi bashkëshortja e tij Linda, nuk do e justifikonte dot.

Por si e festoi 30-vjetorin Rea? Familja e kryeministrit zgjodhi që ta mbante shumë private duke mos publikuar asnjë detaj nga festa në ditëlindjen e saj.

Vetëm Rea postoi dy foto, ku në njërën prej tyre është numri 30 dhe në tjetrën shihet një tavolinë me dy karrige në natyrë.

Por nuk dha asnjë informacion se me kë e festoi ditëlindjen në atë tavolinë.

Gjithashtu edhe vëllai i saj Greg Rama ka qëndruar shumë hermetik, duke mos postuar asgjë në rrjetet sociale për sa i përket ditëlindjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura