“Kam dashur të vras Rexhep Meidanin se na thoshin se…”/ Deputeti bën deklaratën e pazakontë rreth 20 vjet më vonë

Oct 26, 2020 | 23:11
SHPËRNDAJE

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të pazakontë mbrëmjen e sotme, duke thënë se ka dashur të vrasë Rexhep Meidanin në fund të viteve ’90.

murrizi

Ai thotë se e shikonte atë si kundërshtar dhe se në Partinë Demokratike në atë periudhë i thoshin se ka vrarë Azem Hajdarin.

“Për cilët politikanë po flasim? Këta që bëjnë sikur zihen e ndajnë bashkë tenderat dhe paratë publike. Unë kam qenë deputet 29 vjeç. Kam dashur ta vras Rexhep Meidanin. Se ne na thonin në parti që ka vra Azem Hajdarin. E shikoja si kundërshtar. Tani kur i shikoj tek i japin dekorata, më duket hipokrizi.

Ai është komunist. Unë skam pasur asnjë pjesëtar të familjes në Partinë Komuniste. E vetmja parti që s’ka dalë nga zyrat e Ramiz Alisë apo nga zyrat e sigurimit”- tha Murrizi në “Open”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura