“Kam bërë burgun në Shqipëri”, Edmond Bega flet para gjykatës: E kam ndërruar emrin, por…

Aug 20, 2018 | 17:06
SHPËRNDAJE

Edmond Bego, biznesmeni me disa emra, i arrestuar teksa po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqipëri do te mbahet ne burgun grek deri sa ndaj tij te kete nje kerkese nga Italia.

Në seancën e sotme në ngarkim të tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Bego po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqipëri.

“BalkanWeb” bënë me dije se Bego i cili rezulton me disa emra dhe një biznesmen i suksesshëm në Shqipëri ka pranuar për policinë greke se është personi i kërkuar por ka deklaruar se e ka kryer dënimin.

“Po unë jam Edmond Bega. E kam ndërruar emrin por për këtë çështje që më arrestoni unë e kam bërë burgun njëherë në Shqipëri”, ka deklaruar gjatë arrestimit 48-vjeçari.

Bego kishte ndërruar emrin në pasaportë në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz. I arrestuari eshte ky qe shihni ne foton e siguruar nga “Panorama”.

Edmond BEGO

Ky arrestim shkaktoi një furtunë deklaratash politike në vend, me akuza dhe kundër akuza.

Ishte Partia Demokratike, e cila me anë të deputetëve Edi Paloka dhe Edmond Spaho, që kanë akuzuar deputetin socialist Taulant Balla, dhe pretendojnë se ka lidhje me trafikantin Bego.

Edmon Bego

Këto akuza u mohuan nga Balla, duke e quajtur këtë sulm të opozitës si “Babale 3”.

Por ku ndodhet Bego dhe a është liruar?

Burime nga policia greke pohuan dje për “Panorama”, se Edmond Bego ndodhet ende i arrestuar ne Igumenë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura