“Kam bërë 3 vite e kusur ecejake”, Deputeti i PD i përgjigjet Ramës: Pamë vetëm si ishit lëshuar mbi biftekët e florinjtë nga 1000 euro te Nusreti

Nov 24, 2022 | 13:34
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD Edmond Spaho lidhur me marrëveshjen për Portin e Durrësit, ka replikuar me kryeministrin Edi Rama në Kuvend, pasi shefi i qeverisë tha se për 3 vite ka bërë ecejake për të bindur investitorët.

Spaho i kërkoi kryeministrit ta tregojë me video nëse kanë “të tjera heroizma” sepse publiku ka parë vetëm “heroizmat mbi biftekët e florinjtë nga 1000 euro te Nusreti”.

Fjala e Edmond Spahos:

E kam me kryeminsitrin: përse i mashtron qytetarët shqiptarë kur i thua që porti i marinave në Durrës do jetë porti më i madh që në Karpën psh ose në Lalz qeveria juaj ka miratuar ndërtimin e dy porteve që do kenë kapacitet 560 anije për tu ankoruar aty.
Në një kohë që ky port ka 280 madje do pranojë deri në 70 metra gjatësi e lërini ato.

Pse e mashtroni qytetarin shqiptar? Në portet e tjerë të miratuar për ndërtim do jenë 560 e gjatësia 140 metra e jahtit maksimalja.

Na folët po për Kryeministrin e kam, për heroizmat e mëdha që keni bërë në Dubai kur keni bërë kontratën.

Na e tregoni pasi ne gjindja e thjeshtë si thoshte Noli kemi parë vetëm heroizmat mbi biftekët e florinjtë nga 1000 euro te Nusreti.

Nëse keni herizma të tjera na i nxirrni me video. Ne me video pamë si ishit lëshuar mbi bifteqe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura