“Kam 9 muaj pa dalë asnjë natë”- Moderatorja e sportit rrëfen jetën pas lindjes së vajzës dhe “ilaçin” për depresionin postpartum

Sep 25, 2020 | 11:34
SHPËRNDAJE

Vilma Masha solli në jetë vajzën e saj Sea rreth nëntë muaj më parë. Moderatorja e sportit e mbajti vogëlushen larg syrit të njerëzve, duke publikuar rrallë foto të saj në rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë më parë, Vilma Masha na prezantoi me Sea në një fotosesion që bëri.

Por si e ka kaluar ajo periudhën pas lindjes së vajzës?

Në një intervistë së fundmi, moderatorja rrëfeu se në ditët e para të ardhjes në jetë të Seas vetëm qante, megjithatë gjeti “ilaçin” për veten duke dalë çdo ditë shëtitje me vogëlushen derisa vendi u fut në karantinë.

“Muajt e parë sigurisht që janë qenë të vështirë. Duhet të përpiqesh të jesh më e qetë dhe të mbash mend më shumë atë që ke bërë, duhet të bësh, oraret dhe të gjitha.

Pjesën e depresionit nuk di të them nëse e kam kaluar, por ndjeshmëria ishte shumë e madhe dhe ditët e parë kam qarë. Kjo ndoshta është tek pjesa e depresionit. Kam dalë me vajzën, e kam lindur në 10 dhjetor  dhe dola me 25 për Krishtlindje. Dhe nga ajo ditë deri në kur u futëm në karantinë dilja përditë, paradite dhe pasdite. Ky ishte ilaçi, ishte mirë për anën time psikologjike por edhe për vajzën, edhe pse ishte dimër, mendoja që do ishte mirë të dilte,”– tha ajo.

Ndërsa rrëfeu se përgjatë gjithë këtyre 9 muajve nuk ka dalë asnjë natë me shoqërinë e saj, duke preferuar të qëndrojë në shtëpi duke u përkujdesur për vajzën.

“S’kam dalë fare me shoqet. Asnjë natë përgjatë këtyre 9 muajve. Nuk e shoh të nevojshme dhe të domosdoshme që mund ta lë vajzën për të pirë një gotë. Është e vogël vajza,”- rrëfeu Vilma Masha, e ftuar në “Ftesë në 5”.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura