“Kam 40 vite pune me përkushtim”/ Ja si përgjigjet Zaganjori kur pyetet a ka besim te sistemi i drejtësisë

Jul 21, 2018 | 7:43
SHPËRNDAJE

KPK do ta marrë vendimin për kryetarin e Gjykatës së Lartë më 24 korrik. Por pas perfundimit te seances se sotme, Xhezair Zaganjori tha perpara mediave se ai eshte “njeri i ligjit”, ndaj edhe kishte shkuar sot në seancë, ndërsa shtoi se për 40 vite karrierë ka punuar me përkushtim.

zaganjori-2-717x450

“Nuk është momenti për intervista. Jam njeri i ligjit, dhe erdha në proces. E kam mbështetur reformën në Drejtësi, ndaj kam respektuar KPK dhe kam dokumentuar gjithçka. Kam 40 vite pune dhe kam punuar me përkushtim”, tha ai.

Teksa u pyet për faktin nëse kishte besim tek sistemi i drejtësisë, Zaganjori u shpreh:

“Nuk e di, atë do ta shohim, pasi të gjithë dokumentet qe kam pasur më është dashur që të shkoj në Gjermani”.

Relatorja e çështjes Pamela Qirko tha se sipas ILDKPKI, Zaganjori rezulton i pastër dhe pa probleme me pasurinë, por ka kryer deklarim të pasaktë për apartamentin në Tiranë dhe një dyqan. Sipas KPK, ai ka shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, duke gënjyer për vlerën e pronave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura