Futbollisti i Totenhemit, Dele Ali po kalon një moment të vështirë në jetën e tij, si nga ajo sportive, ashtu edhe jashtë fushave të blerta.
Anglezi nuk po gjen shumë minuta te skuadra e Murinjos, teksa tashmë është ndarë edhe nga e dashura e tij, Rubi Mae. Shkak për këtë është bërë koha që lojtari i kushtonte lojës, online “Fortnite”.
Rubi Mae e mërzitur nga fakti që partneri i kushtonte më shumë kohë lojës sesa asaj, vendosi të ndahet nga ai.
Mediat angleze shkruajnë se ajo nuk ka më ndërmend të rikthehet në krahët e sulmuesit, pasi ky i fundit nuk ka shfaqur interes për të./ PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al