Kalon Vetingun edhe prokurori i Krimeve të Rënda, KPK: Konfirmohet në detyrë

Aug 1, 2018 | 15:03
SHPËRNDAJE

Konfirmohet ne detyre prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi. KPK paraditen e sotme ka dhene vendimin per prokurorin Muçi, i cili pas verifikimit ne te tre shtyllat e vetingut, e kaloi testin.

Seanca per te u drejtua nga Lulëzim Hamitaj, i cili u akuzua nga PD se ka falsifikuar certifikatën e anglishtes. Po ashtu anëtare ishte Brunilda Bekteshi, dhe ralator Olsi Komici.

Për Prokurorin Besnik Muçi, janë kryer verifikime në tre shtyllat kryesorë të Vettingut, pasuria, integriteti moral dhe aftësitë profesionale.

Sipas relatorit të seancës ILDKPKI ka deklaruar në raportin e saj se Muçi është në rregull nga ana e pasurisë me deklarimet periodike.

Besnik Muçi

Seanca e perballjes ne KPK 

Sipas KPK-së pasuritë e Muçit: Tokë 366 metra katror marrë nga shteti 91’ në Pogradec. Tokë bujqësore përsëri në Pogradec.

Po ashtu disponon një apartament 57 metra katrorë në Tiranë, që e ka blerë 2006 për 1.1 milion lekë. Kursime nga rroga dhe emigracioni në Greqi. Po ashtu KPK shton se prokurori ka dhe hua.

Në raportin e komisionit shtohet më tej se Muçi ka bërë dhe riparim mobilje shtëpie 300 mijë lekë. Shtesë objekti në pallatin ekzistues 24 metra aktorë. Deklaruar për legalizim në vitin 2008. Tokë bujqësore 300 metra aktorë në Shkozë dhe një pasuri 110 mijë lekë. Po ashtu disponon dhe një tokë bujqësore 2 mijë metra katrorë në Stroskë, Pogradec.

Shtëpi banimi 78 metra në rrugën e Elbasanit blerë në 2016 75 mijë euro, 25 mijë euro kursime, 15 mijë euro borxh që i ka marrë nga shtetas.

Po KPK në relacionin e saj prokurori nuk ka deklaruar një ndërtesë në tokën 266 metra katrorë në Pogradec. Sipas KPK Besnik Muçi e ka përfituar në mënyrë të paligjshme këtë pasuri dhe e ka fshehur, godinën 99 metra katrorë në tokën në fjalë.

Më tej në realizonin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit thuhet se  në vitin 2003, rezulton me minus në bilancin e llogarisë po ashtu dhe në tre vitet pasardhëse, 2004, 2005 dhe 2006. Në këto tre vite Muçi ka një bilanc negativ prej 649 mijë lekë.

Ndërsa në raportin e DSIK e ka konsideruar të përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në raportin për Prokurorin Muçi ka deklaruar se kanë ardhur tre denoncime për të, por nuk rezulton të ketë indicie për aftësitë profesionale.

Ndërkohë pasi KPK ka lexuar të gjithë relacionin, prokurori Besnik Muçi ka deklaruar se toka e tij ka qëndruar e pa prekur, nuk janë bërë ndryshime.

Ka mbetur atje qe përdoret nga im atë për te mbjella unë u largova nga fshati dhe nuk di gjë se çfarë bëhet me te.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura