Kaloi “sitën” e vettingut, gjyqtarja e Beratit konfirmohet në detyrë (EMRI)

Jan 17, 2022 | 10:32
SHPËRNDAJE

rudina pallojKomisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën vendimin e konfirmimit në detyrë për gjyqtaren Rudina Palloj pasi rivlerësimi në të tri kriteret e gjeti atë pa probleme.

Gjyqtarja e Gjykatës së Beratit, Rudina Palloj pati një seancë të lehtë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Siç doli gjatë relatimit Pallojit nuk i ishte kaluar barrë prove në asnjë prej kritereve, por i ishin kërkuar shpjegime pas disa denoncimeve në kriterin e profesionalizmit.

Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Lulzim Hamitaj anëtar dhe Valbona Sanxhaktari relatore.

Rudina Palloj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Berat./BIRN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura