Kaloi në koma pas helmimit me Novichok, del nga spitali kritiku i Putin, Alexei Navalny

Sep 23, 2020 | 18:26
SHPËRNDAJE

Kritiku i i Presidentit rus, Vladimir Putin, Alexei Navalny ka dalë sot nga spitali në Berlin, ku ishte shtruar prej javësh pas një helmimi të papritur që e kaloi në gjendje kome.

Alexei Navalny

Gjendja e pacientit është përmirësuar mjaftueshëm në mënyrë që ai të dalë nga njësia e kujdesit spitalor. Sidoqoftë, do të ishte e parakohshme të vlerësojmë efektet e mundshme afatgjata (për shëndetin e tij) pas helmimit që pësoi”, thuhet në deklaratën e spitalit  Charite, ku ai u kurua.

Navalny  u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë, në datën 20 gusht.

Ai u dërgua në një spital në Omsk dhe më vonë u transferua në Berlin, ku mjekët thanë se kishte indikacione se ishte helmuar.

Rezultoi se ai ishte helmuar me Novichok. Ky lloj helmi është përdorur edhe për të helmuar ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Britani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura